Video/ E vendosur në katin 0 dhe tubat e ngjitur na katin e tretë, kjo është bombola që shpërtheu pallatin në Elbasan dhe la pas 2 viktima Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e djeshme në qytetin e Burrelit, në lagjen “Pjetër Budi”, ku një vajzë dyshohet se i ka vënë flakën babait të saj.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja me inicialet M.M., rreth 43 vjeçe, dyshohet se e ka lyer të atin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën, raporton korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj.
Si pasojë e flakëve, i moshuari ka pësuar djegie në fytyrë dhe është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia bën me dije se ka bërë të mundur arrestimin e 43-vjeçares, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Burime konfidenciale nga policia kanë bërë me dije se vajza nuk ka shprehur asnjë shenjë pendesë pas ngjarjes.
Top Channel