E enjte, 5 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehurit e “Plumbit të Artë”, 10 vite për Nuredin Dumanin

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lexuar pretencën për 15 të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë”, duke kërkuar në total 302 vite burgim.

Dënimet e kërkuara variojnë nga 9 deri në 35 vite burg, ndërsa masa më e lartë është kërkuar për Henrik Hoxhën.

Konkretisht, SPAK ka kërkuar këto dënime:

  • Nuredin Dumani – 10 vite burg
  • Henrik Hoxha – 35 vite burg
  • Skerdi Tase – 13 vite burg
  • Erion Alibej – 15 vite burg
  • Besian Xhixha – 25 vite burg
  • Enver Diva – 25 vite burg
  • Xhulian Hoxha – 20 vite burg
  • Petrit Qoli – 25 vite burg
  • Agron Qoli – 20 vite burg
  • Asllan Plaku – 20 vite burg
  • Altin Ndoci – 25 vite burg
  • Fatos Gosa – 20 vite burg
  • Adrian Uzuni – 15 vite burg
  • Albert Pashaj – 15 vite burg
  • Gentian Sharra – 9 vite burg

Ndërkohë, për tre të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani, Skerdi Tase dhe Erion Alibej, SPAK ka kërkuar dënime më të ulëta, duke marrë në konsideratë bashkëpunimin e tyre me organet e drejtësisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.