Thursday / November 5 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Ministri Malaj prezanton efektet e paketës fiskale: Do të rrisë të ardhurat 40 mln euro

Share Share Icon

Në diskutimet për të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore për vitin 2027, Ministri i Financave Petrit Malaj në Komisionin e Ekonomisë, Punësimit dhe Financave deklaroi se efekti neto i paketës fiskale arrin në vlerën e 3,7 mld lekëve apo rreth 40 mln euro.

“Efektet e Paketës Fiskale 2027 dhe masave buxhetore për vitin 2027, në masën 3.7 miliardë lekë (TVSH nga rritja e akcizës + TVSH nga ulja e pragut, minus TVSH nga 6% produktet e shportës plus TVSH nga rritja e normës)”, pohoi Malaj.

Me paketën fiskale Ministria e Financave propozon 9 masa fiskale me efekte të kundërta në të ardhurat e buxhetit.

Ministri Malaj në komision prezantoi efektet për të ardhurat në buxhet për secilën masë.

–Projektligji “Për disa shtesa dhe një ndryshim në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, i cili pritet të ketë një efekt prej 1,78 miliardë lekë;

-Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar”, i cili pritet që të ketë një efekt për vitin 2027 minus 1.58 miliardë lekë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave  nr. 822, datë 28.10.2026 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, ‘Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Vendimi përcakton uljen e kufirit minimal të regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar nga 10  milionë lekë, në vlerën 5  milionë lekë, nga data 1 janar 2027.

-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 61/2012 ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, që pritet të prodhojnë efektet e tyre në të ardhurat e parashikuara për vitin 2027”.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Malaj: Parashikohen 2.2 mld euro investime publike, 100 mln euro pagesa për koncesionet

Gjatë diskutimeve në Komisionin Parlamentar, Ministri i Financave Petrit Malaj prezantoi prioritetet kryesore të projektbuxhetit të ri, duke u ndal...

59 minutes më parë 6 Min Lexim

Ulen çmimet e karburanteve, nafta me 6 lekë dhe benzina me 3 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve më 5 nëntor, vetëm një ditë pas vendimit të mëparshëm. Çmimi maksimal i naftës me...

1 hour më parë 1 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!