Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg
Gjykata e Posaçme rrëzoi dy kërkesat e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta për lejimin e regjistrimit dhe transmetimit live të seancave gjyqësore dhe daljes nga kafazi i xhamit. Avokati dhe vetë Ilir Meta ngritën një shqetësim të rëndë, sa i takon takimeve mes tyre në paraburgim.
“Të gjitha takimet e mia me të mbrojturin prej meje në paraburgim survejohen nga kamerat që regjistrojnë”, pretendoi Bujar Musta, shqetësim për të cilin trupi gjykues tha se do ia përcillte burgjeve.
Për kamerat në seancë, Erion Bani tha se është shprehur njëherë gjykata, duke relatuar se gjyqi është i hapur dhe publik dhe se gazetarët janë të pranishëm. Në fakt ky pretendim nga kryesuesi i trupit gjykues nuk rezulton i tillë, pasi asnjë nga gazetarët e pranishëm në sallë, nuk është i akredituar sipas përcaktimeve të rregullores së re të GJKKO-së, dhe ndodhej aty si publik.
Lidhur me kërkesën për daljen nga kafazi, Musta tha se në dy seancat e Apelit, qëndrimi i Metës krahë mbrojtjes nuk paraqiti asnjë problem, madje shtoi ai, prokurorët ishin të pranishëm dhe mund të shprehen. Arben Kraja tha se për këtë pikë e lë në vlerësim të gjykatës, dhe sa i takon transmetimit të seancave u shpreh kundër.
Pallati në Elbasan rrezikon të shembet, zjarrfikësit shoqërojnë banorët për të marrë sendet me vlerë
Dosja “Plumbi i Artë”, SPAK kërkon 299 vite burg për 15 të pandehurit
Shpërthim në një automjet në Elbasan, dyshohet se u vendos lëndë plasëse në gomë
- 11:39 Pallati në Elbasan rrezikon të shembet, zjarrfikësit shoqërojnë banorët për të marrë sendet me vlerë
- 11:30 Dosja “Plumbi i Artë”, SPAK kërkon 299 vite burg për 15 të pandehurit
- 11:25 Valë kërcënimesh me bombë në aeroportet evropiane, devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët ushtarakë
- 11:22 Shpërthim në një automjet në Elbasan, dyshohet se u vendos lëndë plasëse në gomë
- 11:04 Ambasadorja e BE-së i dorëzon progres-raportin, Begaj: Angazhimi ynë anëtarësimi në BE
- 10:49 Lëvizte i armatosur dhe me drogë në makinë, arrestohet 20-vjeçari në Lezhë