Në GJKKO po zhvillohet seanca e themelit në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Të dy janë të pranishëm në sallën e gjyqit.
Në nisje të seancës, Meta paraqiti tri kërkesa: të dilte nga kafazi i xhamit dhe të ulej pranë avokatit të tij, të lejoheshin kamerat të transmetonin procesin gjyqësor, si dhe të verifikoheshin pajisjet e përgjimit në ambientet e paraburgimit gjatë takimeve me avokatin mbrojtës, Bujar Musta.
Prokurori Arben Kraja kundërshtoi lejimin e kamerave, ndërsa për pretendimet mbi përgjimin në paraburgim u shpreh se ato janë jashtë kompetencave të SPAK. Sa i përket kërkesës për daljen nga kafazi i xhamit, ia la vendimmarrjen gjykatës.
Pas shqyrtimit të kërkesave, gjykata vendosi të rrëzojë dy prej tyre. Ndërsa për pretendimet e Metës lidhur me përgjimin e komunikimeve me avokatin, gjyqtari Erion Bani bëri të ditur se çështja do t’i përcillet Drejtorisë së Burgjeve.a.b






