Përcaktohen çiftet çerekfinaliste të Kupës së Kosovës në basketboll

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar për çiftet që do të përballen në fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës për këtë sezon. Tetë skuadrat do të luftojnë për katër bileta drejt gjysmëfinaleve.

Përballjet pritet të karakterizohen nga rivaliteti, pasi ekipet synojnë të triumfojnë në Kupën e Kosovës, përveç garës në Superligë.

Të lidhura

None found

Në çerekfinale do të takohen Bashkimi me Vëllaznimin, Golden Eagle Ylli me Borën, Sigal Prishtina me Trepçën dhe Rahoveci 029 me Pejën. Kualifikimi do të vendoset përmes dy ndeshjeve, vajtje dhe ardhje.

Takimet e para janë planifikuar të zhvillohen më 13 e 14 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen një javë më vonë.

Edhe gjysmëfinalet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje, ndërsa fituesi i Kupës së Kosovës do të përcaktohet në një finale me vetëm një ndeshje.


Shtuar më 5.11.2026 12:07

Quantcast