Thursday / November 5 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Malaj: Parashikohen 2.2 mld euro investime publike, 100 mln euro pagesa për koncesionet

Share Share Icon

Gjatë diskutimeve në Komisionin Parlamentar, Ministri i Financave Petrit Malaj prezantoi prioritetet kryesore të projektbuxhetit të ri, duke u ndalur te parashikimet e shpenzimeve të fondeve për investimet publike, vijimin e politikave sociale, përfshirë rritjen e dyfishimit të bonuseve për pensioniste, të bursave të studentëve dhe për politikat e strehimit soicial.

Ministri Malaj tha se për vitin 2027 të ardhurat nga buxheti parashikohen të arrijnë 907.9 miliardë lekë apo rreth 9.4 miliardë euro sa 30.9% e PBB-së. Pjesa më e madhe e të ardhurave sipas tij pritet të garantohet nga arkëtimet e TVSH-së, tatim mbi fitimin, akcizat, të ardhurat doganore etj.

“Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, për vitin 2027, ato parashikohet të jenë rreth 275.4 miliardë lekë, ose 25.5 miliardë lekë ose 10.2% më shumë se pritshmëria e vitit 2026.

TVSH-ja në vitin 2027 përfshin: Rritjen e të ardhurave nga TVSH që gjeneron rritja ekonomike shtesë 6.8 miliardë lekë dhe indeksi i çmimeve në masën 5.2 miliardë lekë; Efekte nga zbatimi i masave tatimore të mëparshme në vlerën -1.5 miliardë lekë (skema e kompensimit të fermerit);

Efektet nga zbatimi i  masave të SAA për miradministrimin e TVSH-së, për vitin 2027 në masën 4.5 miliardë lekë të ardhura shtesë;

Efekte nga korrektime bazuar në faktorë të tjerë në vlerën e 7.3 miliardë lekë, të tilla si efektet në tvsh nga investimet e mëdha që priten të realizohen në vitin 2027.

Të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin pritet të arrijnë në 62.1 miliardë lekë, ose 5.1 miliardë lekë më shumë se pritshmëria e vitit 2026, duke reflektuar efektet e miradministrimit dhe ndryshimet në projektligjin e procedurave tatimore për të rritur pagesën e kësteve të tatimit mbi fitimin.

Të ardhurat nga Akcizat parashikohen të jenë 80.6 miliardë lekë, 9.4% më shumë se i pritshmi i vitit 2026, të mbështetura kryesisht në zbatimin e kalendarit ri të rritjes së akcizës së duhaneve.

Tatimi mbi të ardhurat personale pritet të gjenerojë rreth 107.4 miliardë lekë, me një rritje prej 10.3% ose 10 miliardë lekë më shumë se i pritshmi i vitit 2026.

Të ardhurat nga “Taksa Nacionale dhe të tjera”, për vitin 2027 janë parashikuar të arrijnë në rreth 46.5 miliardë lekë një rënie me rreth minus 1.8 miliardë lek ose -3.6% më pak se i pritshmi i vitit 2026, që vjen si rezultat i transferimit të taksës së qarkullimit nga karburantet te mjetet, me një efekt negativ në buxhet me minus 5 miliardë lekë.

Të ardhurat nga “Taksa Doganore” në vitin 2026 programohet në vlerën e 11.5 miliardë lekë, me rritje 1 miliardë lekë ose 9.1% më shumë se i pritshmi për vitin 2026”, pohoi ministri i Financave.

Shpenzimet dhe politikat sociale

Për vitin 2027, shpenzimet parashikohen në masën 976.1 miliardë lekë, ose rreth 33.3% të PBB-së sipas ministrit të Financave.

“Krahasuar me planin e shpenzimeve të rishikuar përgjatë vitit 2026, shpenzimet buxhetore vijnë me një rritje prej 69.3 miliardë lekë ose 700 milionë euro më shumë shpenzime të planifikuara për vitin 2027 krahasuar me vitin 2026.

Financimi i prioriteteve kryesore nën këtë zë shpenzimesh përfshin:

12.9 miliardë lekë për mbështetjen e arsimit të lartë ku për vitin 2027 jepet një mbështetje prej 1.1 miliardë lekë për mbështetjen me bursa të studentëve në nevojë dhe për studentët ekselentë;

7.9 miliardë lekë për mirëmbajtjen e sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe forcimin e sigurisë kibernetike;

5.3 miliardë lekë për skemat mbështetëse për fermerët dhe zhvillimin rural;

3.6 miliardë lekë për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar dhe e aseteve publike;

1 miliard lekë për mbështetjen e zhvillimit ekonomik, inovacionit dhe sipërmarrjes;

Zëri i Shpenzimeve për subvencione për vitin 2027 planifikohet në masën 2.45 miliardë lekë. Këto shpenzime përqendrohen në programet e nxitjes së punësimit, mbështetjen e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve, dhe një pjesë të mbulimit të shpenzimeve të veprimtarisë hekurudhore.

Shpenzimet për subvencione, krahasuar me vitin 2026, rezultojnë rreth 500 milionë lekë më të larta, ku si zëra më kryesorë mund të përmendim: 1.2 miliardë lekë për nxitjen e punësimit;

Për Strehimin Social janë parashikuar 745 milionë lekë fonde për të vijuar me  zbatimin e skemës për mbështetje me kredi për familjet e pastreha, përfshirë këtu edhe skemën e re me norma interesi të lehtësuara për të punësuarit në administratën publike.

Politikat sociale dhe rritja e mirëqenies përbëjnë një nga shtyllat kryesore të Projektbuxhetit 2027.

Shpenzimet për fondet speciale planifikohen në 313.9 miliardë lekë. Brenda këtij totali, Skema e Sigurimeve Shoqërore financohet me 215.6 miliardë lekë, ose 7.3% e PBB-së.

Për indeksimin dhe politikat e reja të pensioneve parashikohet një fond prej rreth 4 miliardë lekësh, ndërsa 20 miliardë lekë do të financojnë bonusin mujor për pensionistët.

Projektbuxheti siguron gjithashtu financimin e plotë të shtesës natyrore të përfituesve. Në fund të vitit 2027 numri i pensionistëve për të gjitha kategoritë pritet të arrijë rreth 805 mijë persona, ndërsa sistemi do të mbështesë me të ardhura rreth 850 mijë persona, duke përfshirë pensionet publike, pensionet suplementare dhe trajtimet e veçanta.

Investimet publike, projektet kryesore

Ministri i Financave tha se investimet publike për vitin 2027 janë planifikuar në masën 6.9% e PBB ose 200.3 miliardë lekë, rreth 24.1 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar i vitit 2026.

Sipas ministri Malaj pjesa më e madhe e tyre shkon për financimin e disa projekteve kryesore, si: Elbasan-Lekaj; By passi i Elbasanit; Zgjerimi i Autostradës Tiranë-Durrës; Rehabilitimi i rrugës dytësore Tiranë-Ndroq-Plepa; Berat–Ballaban; Qendra e Monitorimit të Trafikut; Hekurudha Tiranë – Rinas – Durrës; Hekurudha Vorë – Hani i Hotit.

Pagesat për koncesionet

Ministri Malaj tha gjithashtu se pagesat vjetore neto për kontratat koncesionare dhe PPP parashikohen në rreth 10.05 miliardë lekë, ose vetëm 1.3% e të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2026, dukshëm nën kufirin ligjor prej 5%.

“Monitorimi mujor, raportimi i standardizuar dhe vlerësimi i ndikimit fiskal do të vijojnë të jenë pjesë e menaxhimit të kujdesshëm të këtyre kontratave”, pohoi ai.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Ministri Malaj prezanton efektet e paketës fiskale: Do të rrisë të ardhurat 40 mln euro

Në diskutimet për të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore për vitin 2027, Ministri i Financave Petrit Malaj në Komisionin e Ekonomisë, Punësimit dhe F...

30 minutes më parë 2 Min Lexim

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

Ekonomia shqiptare po përqendrohet gjithnjë e më shumë në Tiranë, ndërsa diferencat në zhvillimin ekonomik mes qarqeve mbeten të mëdha. Të dhëna mb...

41 minutes më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!