Ulen çmimet e karburanteve, nafta me 6 lekë dhe benzina me 3 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve më 5 nëntor, vetëm një ditë pas vendimit të mëparshëm.
Çmimi maksimal i naftës me pakicë u ul me 6 lekë për litër, nga 216 në 210 lekë, ndërsa benzina u lirua me 3 lekë për litër, nga 172 në 169 lekë.
Edhe çmimet e tregtimit me shumicë janë ulur, përkatësisht nga 204 në 198 lekë për litër për naftën dhe nga 160 në 157 lekë për litër për benzinën.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi më 5 nëntor, në orën 13:45, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.









