Anëtarësimi në BE, Rama: Mundësi unikale dhe historike, do bëj çmos të ndodh e kundërta e fatkeqësive që i kanë ndodhur
Mundësi unikale dhe historike e ka cilësuar kryeministri Edi Rama arritjetet e Shqipërisë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Në konferencën për mediat së bashku me ambasadoren e BE, Rama tha se qeveria, Parlamenti dhe gjyqësori kanë rol vendimtar në këtë rrugëtim, teksa shtoi se do bëj çmos që vendi të vazhdojë para dhe mos bëj më hapa pas.
“Unë nuk shoh asnjë kundështim që Shqipëria ka bërë përparim të madh dhe që ky vend përballet me halle jo të vogla. Unë po flas për të dyja sepse mendoj se kështu duhet të mësohemi ne ta shohim në Shqiperi ecurinë e vazhdueshm të vendit ku problemet reale nuk duhet të na pengojnë për progresin dhe progresi nuk duhet të na mbyllë sytë.
Duke i rënë njëri gozhdës dhe tjetri patkoit ushqejmë jo vetëm ndasinë tradicionale dhe një përçarje që dëmton drejt për drejt këtë mision të madh për anëtarësimin Në BE. Në këtë moment, të dyja janë të lidhura me një mundësi historike për të kapërcyer pragun, deri dje të largët të Europës së bashkuar.
Për herë të parë KE ka paraqitur udhërrëfyesin për Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainë dhe Moldavinë. Për Shqipërinë përcakton etapat e punës për vitin sfidues që kemi para. Komisioni e konsideron objektivin tonë si ambicioz por të arritshëm. Ky është vlerësim për Shqipërinë.
Udhërrëfyesi na tregon cm për cm për të përmbushurt objektivin kombëtar dhe historik. Kjo do të thotë që koha çdo ditë më shumë ka rëndësi dhe çdo ditë bëhet më e çmuar me këtë objektiv. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë ata që janë përfshirë në vijën e parë, Parlamenti, qeveria, gjyqësori. Mundësia që kemi sot është unikale, historike dhe nuk është aty si një gjë e palëvizshme. Historia nuk do na e falte bjerjen e kësaj arritje, për shkakun tonë, shqiptarëve, unë do bëj çmos që të ndodhë e kundërta e fatkeqësisë që i ka ndodhur vendit, sa herë ka pasur mundësinë të ngjitet lart dhe askush mos e vërë në pikëpyetje këtë për mustaqet e asnjë Çeloje”, tha Rama.




