Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën deputetët pritet të shqyrtojnë disa projektligje dhe çështje të tjera të parapara në rendin e ditës.
Në rend të ditës janë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Deputetët do të shqyrtojnë edhe Raportin vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin dhe emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
5. Miratimi i Fushëveprimit të komisioneve parlamentare për Legjislaturën XI.
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-021 për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-019 për Regjistrimin e bujqësisë,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-022 për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë,
9. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportin vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.