“A e keni kërcënuar kryebashkiakun dhe a qëndron ai pas protestave?”/ Rama flet për herë të parë për akuzat e Veliajt nga burgu

05/11/2026 12:40

Në konferencën e përbashkët me ambasadoren e BE, Sofia Moreira de Sousa, kryeministri Rama është pyetur në lidhje me polemikat e fundit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ai refuzon të flasë konkretisht, duke u përgjigjur se i konsideron pa vlerë këto deklarata.

Gazetarja: Rreshtimi i yjeve duket shumë i mirë për vendin, por ndryshe është situata për qeverinë tuaj, që po përballet me protesta dhe kundërshtime, çka edhe ka ndezur një “luftë” të brendshme brenda partisë, them këtë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Duke cituar pretendimet e këtij të fundit, a e keni kërcënuar Veliajn dhe a mendoni se ai qëndron pas protestave?

Rama: Së pari dua të them se raporti është në radhë të parë paqsqyrë e punës së qeverisë dhe kush do të dijë se në çfarë forme është qeveria, lexon raportin dhe aty ka dëftesën e qeverisë, që mua më gëzon, sepse është shumë e qartë se Shqipoëria ka bërë progres të madh, të cilin shqiptarët nuk e konstatojnë dor nga ekranet dhe kanalet e dizinformimit publik. Nga ana tjetër, dua të them se qeveria është në krye të detyrës dhe vazhdon të punojë çdo ditë me objektivin për të cilin jemi mbledhur në këtë konferencë shtypi, objektivi historik i bashkimit të vendit me Europën dhe moslejimi i humbjes së një mundësie historike të krijuar me shumë punë dhe i ndihmuar dhe me rreshtimin e yjeve në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të tjerat janë si zhurma e makinave që vejnë e vijnë në bulevard. Sa të rëndësishme janë ato për ju, aq janë edhe këto për mua.

Top Channel