Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Nuk ma imponojnë dot nga rruga! Duart e regjimit të Iranit janë në bulevard

Pavarësisht se qytetarët, studentët dhe të rinjtë i kërkojnë dorëheqjen, kryeministri Edi Rama është i vendosur që të mos largohet, duke thënë se dorëheqja nuk imponohet nga rruga. Në konferencë me ambasadoren e BE, Rama deklaroi se “di gjithcka është thënë në bulevard”, por theksoi se “nuk ka marrë shënim asnjë ide apo program për Shqipërinë”. “Në asnjë rast dorëheqje e një kryeministri të zgjedhur demokratikisht dhe në kontratë me popullin nuk imponohet nga rruga, por në rastin tim ka edhe një specifikë tjetër, që është ky këtu (tregon progres raportin). Këtu kilometri i fundit i negociatave është i ndarë në 1000 metra dhe cdo metra është i ndarë në 100 cm dhe cdo cm do njeriun mbi kokë të fushës përkatëse, do të bësh detyrën përkatëse sepse këtu është e shkruar e zeza mbi të bardhë mbyllja e negociatave në fund të 2027. Ky objektiv arrihet duke u fokusuar këto dhe jo pas këngëve kërcënuese dhe axhendave që nuk kanë lidhje me këtë mision”, tha Rama. Rama përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij për përfshirjen e aktorëve të huaj në protestat në Shqipëri. “Nuk isha unë apo nuk ishte një përfaqësues i institucioneve tona, por një nga personalitetet e mirënjohura të Francës për ndërhyrjet malinjë në vendet evropiane që para pak ditësh tha shprehimisht që Shqipëria ka qenë pjesë e kësaj lufte hibride. Unë nuk kam thënë që protestat i organizoi Irani, por duart e regjimit kriminal të Iranit janë në bulevard, me fakte”, deklaroi kryeministri.

Të lidhura

None found


Shtuar më 5.11.2026 12:51

Quantcast