Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të Progres-Raportit të Komisionit të Europës për Shqipërinë, duke akuzuar qeverinë Rama se ka dështuar në përmbushjen e standardeve europiane. Në një deklaratë të gjatë, Tabaku e cilëson raportin si një pasqyrë të problematikave të qeverisjes, duke theksuar se shqetësimet e ngritura prej vitesh nga opozita tashmë janë evidentuar edhe nga Komisioni Europian.