Në mbledhjen e kësaj të enjte në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Informimin ishte në rend dite dëgjesa me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Gjatë mbledhjes pati debate mes kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku dhe deputetëve socialistë në lidhje me gjetjet e raportit të Komisionit Europian dhe dhunën në protesta. Në fjalën e saj, deputetja e PS dhe nënkryetarja e këtij komisioni, Iris Luarasi tha se thirrjet kundër dhunës duhet të bëhën edhe ndaj përfaqësuesve politikë.