Turistët spanjollë nisin vjedhjet në seri, dy çanta të vjedhura brenda pak orësh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.11.2026, 13:50

Ditën e djeshme, JOQ Albania raportoi rastin e vjedhjes së një çante në një dyqan rrobash përballë stadiumit “Selman Stërmasi”, në Tiranë, ku një i ri u filmua nga kamerat e sigurisë teksa merrte çantën e një klienteje dhe largohej me shpejtësi nga ambientet e biznesit.

Pas publikimit të këtij rasti, në redaksinë tonë kanë mbërritur edhe dy denoncime të tjera nga qytetarë, të cilët tregojnë se kanë rënë pre e vjedhjeve nga të njëjtët persona.

Njëri prej qytetarëve shkruan se i është vjedhur çanta, brenda së cilës kishte para dhe dokumente personale, në një fast food, mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:00. Sipas tij, personat që dyshon se janë autorë të vjedhjes janë të njëjtët që shfaqen në rastin e raportuar nga JOQ pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Një tjetër denoncues thotë se të njëjtët persona që janë spanjollë i kanë vjedhur çantën bashkëshortes së tij më datë 03.11.2026, pranë “Mullirit”, te Xhamia e Namazgjasë.

Qytetarët kërkojnë publikimin e këtyre denoncimeve për të rritur vigjilencën e bizneseve dhe për të paralajmëruar personat e tjerë që të tregojnë kujdes.

Ata u bëjnë thirrje bizneseve që, nëse konstatojnë raste të ngjashme, të njoftojnë menjëherë Policinë, si dhe qytetarëve që mund të kenë informacion për këto ngjarje të bashkëpunojnë me autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit