Rikthimi i çmimit tavan për naftën do të jetë masa që do të marrë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), nëse çmimet në Kosovë nuk ulen që nga nesër në përputhje me rënien në tregjet botërore. Paralajmërimin e dha ministrja Mimoza Kusari-Lila gjatë seancës së sotme të Kuvendit.
Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së Aleancës, Albana Bytyqi, Kusari-Lila tha se dy ditët e fundit kanë shënuar fillimin e uljes së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.
Të lidhura
None found
Ministrja e cilësoi pozitiv këtë zhvillim dhe theksoi se pret që ai të pasqyrohet edhe në tregun e Kosovës duke nisur nga dita e nesërme. Në të kundërt, sipas saj, ministria do të ndërhyjë duke përcaktuar sërish çmimin maksimal të naftës.
Kusari-Lila sqaroi se për rikthimin e çmimit tavan ekziston baza ligjore, ndaj kjo masë do të zbatohet nëse tregu vendor nuk reflekton rënien e çmimeve ndërkombëtare.





