Dogji dy fëmijët e vegjël të partneres së tij, 50-vjeçari ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës pas vaktit të fundit Gjatë një mitingu elektoral në 9 tetor, Donald Trump bëri shaka me emrin e Abdul El-Sayed, që kandidonte për Senatin e Miçiganit.
“Ky tipi unë e quaj Mohamed, disa e quajnë Abdul. Nuk e di përse më vjen ta thërras ashtu. Por unë jam presidenti, mund ta quaj si të dua”, tha Trump duke argëtuar turmën.
Zëvendëspresidenti JD Vance shkoi më tej, duke e cilësuar El-Sayedin një “ekstremist radikal” dhe një “psikopat”.
Tani, pas fitores dërrmuese në zgjedhjet e mesmandatit, 42 vjecari që do të kthehet në senatorin e parë mysliman në historinë e SHBA-së, nuk e la pa ia kthyer reston, teksa iu drejtua numrit dy të administratës me një fjalë të njohur arabe..
“JD, habibi, a e di ironinë e madhe të fatit? E di që sipas Kushtetutës, ti je i detyruar të më bësh mua betimin në detyrë në 1 janar?”
El-Sayed, mjek me profesion dhe ish-drejtor i shërbimeve të shëndetit publik në Detroit dhe në qarkun Wayne, mposhti republikanin Mike Rogers, i cili gëzonte mbështetjen e Trump.
Fushata e demokratit qe fokusuar kryesisht te çështjet e kujdesit shëndetësor. Megjithatë, gjatë garës ai u përball edhe me kritika dhe sulme që lidhnin me përkatësinë e tij fetare myslimane, si dhe me polemika mbi qëndrimet e tij ndaj Izraelit dhe luftës në Gaza.
Top Channel