Habibi, do të më betosh ti”, senatori i parë mysliman i përgjigjet JD Vance

Më 9 tetor, gjatë një tubimi elektoral, Donald Trump u tall me emrin e Abdul El-Sayed, kandidatit për Senatin në Miçigan.

“Unë e quaj këtë njeri Mohamed, ndërsa disa të tjerë e quajnë Abdul. Nuk e di pse më vjen ta thërras kështu. Por unë jam presidenti dhe mund ta quaj si të dua”, deklaroi Trump, duke shkaktuar të qeshura te turma.

Të lidhura

None found

Ndërsa zëvendëspresidenti JD Vance përdori një gjuhë edhe më të ashpër, duke e përshkruar El-Sayedin si “ekstremist radikal” dhe “psikopat”.

Pas fitores së thellë në zgjedhjet e mesmandatit, 42-vjeçari, i cili pritet të bëhet senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara, iu përgjigj Vance me një term të njohur arab.

“JD, habibi, a e kupton ironinë e madhe të fatit? A e di se, sipas Kushtetutës, je i detyruar të më bësh betimin në detyrë më 1 janar?”, tha ai.

El-Sayed është mjek me profesion dhe ka shërbyer më herët si drejtues i shërbimeve të shëndetit publik në Detroit dhe në qarkun Wayne. Në zgjedhje, ai mposhti republikanin Mike Rogers, i cili kishte mbështetjen e Trump.

Fushata e demokratit u përqendrua kryesisht te kujdesi shëndetësor. Megjithatë, gjatë garës ai u vu përballë kritikave dhe sulmeve që kishin në qendër besimin e tij mysliman, si edhe polemikave për qëndrimet ndaj Izraelit dhe luftës në Gaza.


Shtuar më 5.11.2026 15:49

Quantcast
güvenilir bahis siteleri