• Kontakt
Thursday, November 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Filo t’u përgjigjet qytetarëve’/ PD: 668 mln lekë borxhe dhe vetëm 49% e investimeve të realizuara në Bashkinë Korçë

16:20 : 05/11/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, ka ngritur akuza ndaj drejtimit të Bashkisë Korçë, duke iu referuar gjetjeve të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditimin e kryer në këtë institucion, në tetor 2026.

Në një deklaratë publike, Alolli e ka cilësuar raportin si një alarm për mënyrën se si administrohen financat dhe pasuria publike në bashkinë e drejtuar nga Sotiraq Filo.

Sipas saj, shifrat e paraqitura nga KLSH tregojnë probleme me mbledhjen e detyrimeve, realizimin e investimeve, procedurat e prokurimit dhe administrimin e pronave.

Deputetja e PD-së theksoi se detyrimet tatimore të pambledhura në fund të vitit 2025 arrinin në 668 milionë lekë, me një rritje prej afro 36 milionë lekësh brenda një viti.

Një tjetër problem i evidentuar, sipas deklaratës, është realizimi i vetëm 49% të investimeve të planifikuara për vitin 2025. Nga 418 milionë lekë të parashikuara, janë realizuar 203 milionë lekë, ndërsa mbi 214 milionë lekë investime kanë mbetur pa u kryer.

Lexo edhe:

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s

Tabaku: Shqiptarët kërkojnë më shumë Europë, Rama më shumë pushtet

Alolli ngriti gjithashtu shqetësime për procedurat e prokurimit publik. Duke iu referuar auditimeve të viteve 2023-2024, ajo tha se në 20 nga 36 procedura të audituara janë shpallur fitues operatorë ekonomikë që nuk plotësonin të gjitha kriteret e tenderave, ndërsa vlera e kontratave arrinte në rreth 662 milionë lekë pa TVSH.

Deklarata e deputetes së PD, Ledina Alolli

Të nderuar qytetarë!

Në bashkinë Korçë ka dy realitete. Njëri është ai i inaugurimeve, fotografive dhe premtimeve të Sotiraq Filos. Tjetri është ai që ka dokumentuar Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në të parin gjithçka shkon mirë. Në të dytin, borxhet rriten, investimet nuk realizohen sipas planit dhe rekomandimet mbeten të pazbatuara.

Problemi është se propaganda mund të zbukurojë një fotografi, por nuk mund të ndryshojë një bilanc financiar. Dhe bilanci që paraqet Kontrolli i Lartë i Shtetit për bashkinë Korçë meriton përgjigje, jo propagandë.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për bashkinë Korçë është një alarm i kuq për mënyrën se si administrohen paratë dhe pasuria publike, të cilat u përkasin të gjithë qytetarëve.

Në raportin përfundimtar të auditimit, tetor 2026, shifrat flasin qartë, por ngrenë pikëpyetje serioze mbi përgjegjësinë dhe efiçencën e drejtimit të bashkisë Korçë.

Së pari, 668 milionë lekë detyrime tatimore të pambledhura. Ky është borxhi tatimor i akumuluar në bashkinë Korçë në fund të vitit 2025.

Vetëm brenda një viti, ky borxh është rritur me afro 36 milionë lekë. Si mund të flitet për një administrim të mirë financiar kur detyrimet e pambledhura në vend që të ulen, vazhdojnë të rriten.

Por pas kësaj rritje qëndron edhe një problem tjetër shqetësues. Arroganca e pushtetit të kryetarit të bashkisë dhe akëmaria politike e shfaqur në rivlerësimin e tarifave vendore, siç janë ato të pastrimit dhe gjelbërimit, pa mbështetje në kritere ligjore.

Qytetarë dhe biznese të vogla familjare, të prekura nga këto rivlerësime, kanë paraqitur ankesa zyrtare pranë bashkisë Korçë, por nuk kanë marrë përgjigje. Heshtja ndaj qytetarëve nuk është administrim, është shpërfillje e detyrimit për të dhënë llogari.

Së dyti, vetëm 49% e investimeve të cilat janë planifikuar, janë realizuar. Nga 418 milionë lekë investime të parashikuara për vitin 2025, janë realizuar vetëm 203 milionë lekë.

Mbi 214 milionë lekë investime të cilat janë planifikuar, kanë mbetur të parealizuara. Këto shifra tregojnë hendekun e madh midis premtimeve dhe realitetit.

Projektet miratohen në letër, por nuk kthehen në investime konkrete për qytetarët e Korçës. Së treti, parregullsi në tenderat publikë dhe mangësi në kontrollin e tyre. Në ndjekjen e gjetjeve të auditimeve të mëparshme, KLSH evidenton se në 20 nga 36 procedura prokurimi publik të audituara për vitet 2023-2024, janë shpallur fitues operatorë ekonomikë të cilët nuk plotësonin të gjitha kriteret e përcaktuara në dokumentat e tenderit.

Vlera e kontratave të këtyre procedurave arrin në rreth 662 milionë lekë pa TVSH. Pas parregullsive të dokumentuara në tenderat e viteve të mëparshme, gjatë vitit 2025 kjo fushë nuk ishte përfshirë në planin e auditimit të brendshëm.

Pra, nuk është siguruar një kontroll i brendshëm i planifikuar mbi prokurimet publike. Këto janë gjetje të cilat kërkojnë përgjigje konkrete dhe përgjegjësi për mënyrën se si janë administruar procedurat e prokurimit me paratë publike.

Së katërti, probleme serioze në administrimin e pasurisë publike. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, 279 prona të certifikuara në emër të bashkisë Korçë nuk janë regjistruar në pasqyrat si aktive afatgjata materiale.

Janë konstatuar gjithashtu pasaktësi në pasqyrimin e aktiveve me vlera dhjetëra milionë lekë. Si mund të pretendohet transparencë në administrimin e pasurisë publike kur vetë pasqyrat financiare nuk e paraqesin atë të plotë dhe të saktë. Së pesti, miliona lekë detyrime të paarkëtuara nga kontratat dhe tarifat vendore.

Kontrolli i Lartë i Shtetit evidenton mbi 39 milionë lekë detyrime të papaguara nga kontratat e qirasë së tokës bujqësore, si dhe mbi 1.3 milionë lekë të ardhura të paarkëtuara nga vendparkimet e rezervuara.

Këto janë të ardhura publike që bashkia ka detyrimin t’i arkëtojë, por që vazhdojnë të mbeten të pambledhura. Dhe ajo e cila e bën më alarmante këtë panoramë është fakti se nga 37 masa organizative të rekomanduara në auditimin e mëparshëm, 13 rezultojnë të pazbatuara dhe 8 të tjera janë ende në proces.

Pra, problemet konstatohen, rekomandimet jepen, por përgjegjësit nuk nxitojnë t’i zgjidhin. Kjo nuk është thjesht neglizhencë administrative, por një tregues shqetësues i mungesës së përgjegjshmërisë në drejtimin e bashkisë. Dhe tani dua t’i drejtohem drejtpërdrejt kryetarit të bashkisë së Korçës, zotit Sotiraq Filo.

Ju mund të flisni për projekte, aktivitete dhe investime, por nuk mund t’i shmangni gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Qytetarët e Korçës meritojnë përgjigje, jo propagandë.

Pse është rritur borxhi tatimor? Pse është realizuar vetëm gjysma e investimeve të planifikuara?

Çfarë masash janë marrë për parregullsitë e konstatuara në tenderat e viteve të mëparshme dhe për mangësitë e kontrollit gjatë vitit 2025?

Pse 279 prona të certifikuara nuk janë pasqyruar? Dhe mbi të gjitha, pse një pjesë e rekomandimeve të KLSH-së vazhdojnë të mbeten të pazbatuara?

Si deputete e qarkut Korçë, kërkoj nga drejtimi i bashkisë Korçë të bëjë publike masat e marra për secilën prej këtyre gjetjeve, përgjegjësitë administrative të identifikuara dhe afatet konkrete për zbatimin e rekomandimeve.

Korça nuk mund të administrohet me premtime, propagandë dhe heshtje përballë problemeve.

Paratë publike kërkojnë transparencë.

Pasuria publike kërkon përgjegjësi.

Dhe qytetarët meritojnë llogaridhënie.

Etiketa: Bashkia KorçeLedina AlolliPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s

13:07 : 05/11/2026
AKTUALITET

Tabaku: Shqiptarët kërkojnë më shumë Europë, Rama më shumë pushtet

10:50 : 05/11/2026
AKTUALITET

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Bardhi: Konfirmohet dështimi i qeverisë dhe cenimi i demokracisë

16:53 : 04/11/2026
AKTUALITET

Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria!

12:10 : 04/11/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Së shpejti do të bëhen publikë emrat e kandidatëve të PD

12:48 : 03/11/2026
AKTUALITET

Studentët marshojnë para selisë blu dhe ironizojnë: Partia Demokratike, si u shite gjithë këto vite

12:45 : 03/11/2026

TË GJITHA

‘Filo t’u përgjigjet qytetarëve’/ PD: 668 mln lekë borxhe dhe vetëm 49% e investimeve të realizuara në Bashkinë Korçë

16:20 : 05/11/2026

Dosja e zezë e rrugëve/ Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes ku “Bami” pranoi falsifikimin

16:13 : 05/11/2026

ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit

16:03 : 05/11/2026

Planet për eliminimin e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, SPAK kërkon 16 vite burg për dy të akuzuarit (Emrat)

15:57 : 05/11/2026

Malaj përgënjeshtron vetveten: Nga 1 janari 2027, dividendi do tatohet 15% edhe për fitimet e 2026

15:50 : 05/11/2026

Vrau dy fëmijët e vegjël të partneres së tij, ekzekutohet me injeksion 50-vjeçari në SHBA

15:30 : 05/11/2026

Aksidenti në aksin Levan–Vlorë/ Humb jetën 72-vjeçari, arrestohen dy shoferët

15:23 : 05/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com