Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas daljes nga GJKKO, ku ka treguar kërkesat e saj gjatë seancës gjyqësore. Ajo tha se ka kërkuar thirrjen e disa dëshmitarëve, mes tyre kryeministrin Edi Rama, ish-ministren Milena Harito, Eduard Shalsin dhe Namik Koplikun, lidhur me çështjen për të cilën akuzohet. Kryemadhi u ndal gjithashtu te analiza financiare, për të cilën pretendoi se ka konstatuar mungesë dokumentacioni dhe ka kërkuar pavlefshmërinë e ekspertizës.