Gjatë një mitingu elektoral në 9 tetor, Donald Trump bëri shaka me emrin e Abdul El-Sayed, që kandidonte për Senatin e Miçiganit.”Ky tipi unë e quaj Mohamed, disa e quajnë Abdul. Nuk e di përse më vjen ta thërras ashtu. Por unë jam presidenti, mund ta quaj sit ë dua”, tha Trump duke argëtuar turmën. Zëvendëspresidenti JD Vance shkoi më tej, duke e cilësuar El-Sayedin një “ekstremist radikal” dhe një “psikopat”. Tani, pas fitores dërrmuese në zgjedhjet e mesmandatit,42 vjecari që do të kthehet në senatorin e parë mysliman në historinë e SHBA-së, nuk e la pa ia kthyer reston, teksa iu drejtua numrit dy të administratës me një fjalë të njohur arabe..