Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha është takuar me presidentin e Senatit të Rumanisë, Mircea Abrudean, gjatë një vizite pune në Bukuresht.
Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Rumanisë, si dhe angazhimi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. Hoxha dhe Abrudean vlerësuan rolin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe diplomacisë parlamentare në afrimin e dy vendeve.
Një pjesë e diskutimeve iu kushtua rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, mbështetjes së Rumanisë për këtë proces dhe përvojës së saj si vend anëtar i BE-së.
”Diskutuam gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, shkroi Hoxha në rrjetin social X pas takimit.