Hashim Thaçi: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi

5 Nëntor 2026 | 18:41

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook”, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e qytetarëve, duke u zotuar se do të dalë i pastër nga procesi ligjor që po kalon në Hagë.

 “Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju”, thuhet në postimin e Thaçit.

Thaçi u shpallur fajtor më 16 shtator nga Gjykata Speciale në Hagë duke e dënuar me 25 vjet burgim. Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Trupi gjykues ka shqiptuar dënime të veçanta për veprat për të cilat Hashim Thaçi është shpallur fajtor:

Pika 3- Arrestim dhe ndalim arbitrar: për 385 persona, 15 vjet burgim.

Pika 5 -Trajtim mizor: i kryer ndaj së paku 49 personave, 4 vjet burgim.

Pika 7 -Torturë: e kryer ndaj së paku 303 personave, 20 vjet burgim dhe

Pika 9- Vrasje e paligjshme: e kryer ndaj së paku 96 personave, 23 vjet burgim.

Trupi gjykues vendosi një dënim të njësuar prej 25 vjetësh burgim, në të cilin do të llogaritet edhe koha që Thaçi ka kaluar në paraburgim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

​Bixhozi ilegal, 22 persona të arrestuar në rajonin e Prizrenit

Policia e Kosovës, gjatë një operacioni si pjesë e hetimeve kundër lojërave të fatit, ka arrestuar 22 persona në Prizren, Suharekë dhe Dragash. Hetimet janë...
16:58 | 05/11/2026

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ndryshuan raportin e forcave në Kongres, një zhvillim që mund të ndikojë edhe në politikën e jashtme amerikane. Por, çfarë...
16:24 | 05/11/2026

Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës për vendimin ndaj ish-krerëve: Nuk është vendim politik, i pranojmë vendimet e gjykatave

Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka komentuar vendimin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se bëhet fjalë...
15:06 | 05/11/2026