Live From Tirana Showbiz

Keijsi Hyseni: “Të gjithë kanë përfituar nga BBV, kush ka qenë i zoti…”

I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi Hyseni, për të bërë një bisedë pa filtra…

Kush ka fituar më shumë nga “Big Brother VIP”?

Të gjithë përfitojnë nga “Big Brother”, përfitimi është i barabartë. Kur ti futesh aty brenda, secili ka ato qëllimet dhe parimet e veta. Dhe besoj që të gjitha palët kanë përfituar atë që kanë dashur, deri diku, kush ka qenë më i zoti, kush jo. “Big Brother” është shumë i bukur por zgjat shumë pak, kurse njeriu zgjat gjithë jetën. Lojën e “Big Brother” mund ta ketë 3 muaj, 6 muaj, ose 1 vit në sytë e publikut, por në syrin e shokëve të tij, është dikush tjetër që zgjat gjithë jetën. Kurse në lojë është tjetër gjë. Unë jam person që jam marrë me televizionin edhe më përpara, se nga një format kalova në një tjetër që ishte shumë i madh. Jetëgjatësia ime në televizion ishte që brenda tre muajsh arrita të hyja në shtëpinë e “Big Brother”. Dhe ishin shumë gjëra njëkohësisht që unë mund t’i mendoja edhe jashtë aspektit të televizionit. Ndoshta nuk i përshtatesha dhe aq shumë, isha më realist se ç’duhej.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.