Avni Dehari arsyeton mosveprimet e VV-së për rastin e Astritit, akuzon pushtetet e kaluara

Avni Dehari, babai i Astrit Deharit dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbrojtur partinë që është në pushtet lidhur me kritikat për mungesë të veprimeve në zbardhjen e vdekjes së të birit.

Duke folur në Debat Plus, në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, ai ka thënë se, ndonëse Vetëvendosje më herët e kishte ngritur zërin për këtë rast, fakti që tash është në pushtet nuk nënkupton se mund të ndërhyjë në punën e prokurorisë.

Dehari ka thënë se pyetjet e gazetarëve se pse VV-ja, tash në pushtet, nuk po bën më shumë për zbardhjen e rastit, kanë, sipas tij, një prapavijë.

“Shumë gazetarë, me qëllim apo pa, me dashje apo pa, me të drejta apo pa, e kanë shtruar pyetjen pse tash VV-ja që është në pushtet, përpara e ka ngritur zërin, tash nuk po bën asgjë për zbardhjen e rastit. Unë mendoj që kjo ka një prapavijë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, kritikat lidhen me pretendimet e mëhershme se udhëheqësia e Vetëvendosjes, në krye me Albin Kurtin, kishte përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit.

“Sepse qysh e kanë fajësuar atëherë udhëheqësinë e VV-së, në krye me Albin Kurtin, që ata e kanë çu Astritin drejt vdekjes, e ndërsa atëherë e kanë çu drejt vdekjes, tash nuk po bëjnë asgjë, se ata janë fajtor. Mirëpo, e dinë që prokurorët kanë pushtet të pavarur prej Qeverisë”, ka thënë Dehari.

Ai ka bërë dallim mes veprimeve të institucioneve në qeverisjet e mëparshme dhe atyre aktuale, duke pretenduar se në të kaluarën kishte ndërhyrje politike në punën e prokurorisë, ndërsa sipas tij, qeveria aktuale nuk ka ndërhyrë në këtë institucion.

“Dallimi është i madh, si nata me ditën. Sepse ata që ishin në pushtet përpara ndërhynin te kryeprokuroria, thoshin: shpalleni vetëvrasje. Kanë nxjerrë fletarrest që t’i ndjekin ata që po thonë që nuk është vetëvrasje”, ka deklaruar ai.

Dehari ka përmendur edhe ish-ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se ajo nuk ka ndërhyrë në punën e prokurorëve, por ka kërkuar zbardhjen e rastit.

“Kur e ke Albulena Haxhiun, që ka qenë ministre e Drejtësisë, më e përgjegjshme, nuk ka ndërhyrë në pushtetin e prokurorëve, por ka kërkuar që ky rast të zbardhet”, ka thënë Avni Dehari.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika