Vendosni fjalën kyçe....

“Koha për qëndrime të prera nga Spiropali e figurat e PS-së” – Koçeku


Deputetja e pavarur Marjana Koçeku përsëriti sërish thirrjen e saj për ish-kolegen e saj në PS Elisa Spiropali dhe figurave të tjerë në PS që të dalin përtej fjalëve dhe të mbajnë qëndrime të prera për krizën politike që po kalon vendi.

Ajo tha se koha nuk pret dhe se duhen qëndrime të qarta e të prera.

“Nuk kam si ndjehem e tradhëtuar në rrafsh personal nga Spiropali por ndodhemi në një situatë të tillë politike ku duhen mbajtur qëndrime të prera dhe të qarta. Fjalët dhe qëndrimet duhet ytë kthehen në votë. Studentët në Shqipëri duhet të motivohen nga ajo që ndodhi në Serbi edhe pse shumë gjëra në Serbi janë krejt ndryshe nga Shqipëria. Protesta do rikthehet sërish fuqishëm dhe fakti që ka një zbehje nuk është tregues që ajo ka mbaruar.”