Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kam vr*rë mamin tim”, 21-vjeçari shqiptar në Itali rrëfen krimin: Tentova të vetëvritesha

    67 deputetë mbështesin Eisenkotin për kryeministër, Herzog pritet t’i japë mandatin të dielën

    Klodian Lekocaj dyshohet se drejtonte bandën nga burgu, publikohen pamjet e sulmeve me granata në Athinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Kam vr*rë mamin tim”, 21-vjeçari shqiptar në Itali rrëfen krimin: Tentova të vetëvritesha
    Aktualitet

    “Kam vr*rë mamin tim”, 21-vjeçari shqiptar në Itali rrëfen krimin: Tentova të vetëvritesha

    November 5, 2026

    21-vjeçari Eduart Xhani, me shtetësi italiane dhe origjinë shqiptare, ka pranuar dyshimet për vrasjen e nënës së tij, 39-vjeçares Meleqe Lusha, në banesën e tyre në Kiari të provincës së Breshias. Gjatë marrjes në pyetje nga gjyqtari hetues, i riu ka deklaruar gjithashtu se, përpara se të kryente krimin, kishte tentuar t’i jepte fund jetës.

    Xhani u mor në pyetje në repartin e psikiatrisë së spitalit të Breshias, ku ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Sipas mediave italiane, përgjigjet e tij për arsyet që e çuan drejt këtij akti kanë qenë të paqarta dhe konfuze. Pas vlerësimeve të para mjekësore, ai u transferua nga burgu në repartin e psikiatrisë, ndërsa specialistët po ndjekin gjendjen e tij.

    Ndërkohë, gjyqtari hetues ka rezervuar vendimin për vërtetimin e ligjshmërisë së ndalimit të 21-vjeçarit.

    Ngjarja e rëndë ndodhi të martën në mbrëmje, rreth orës 21:00, në banesën e familjes në Kiari. Sipas dyshimeve të hetuesve, i riu ndodhej në kuzhinë me nënën e tij kur mori një thikë dhe e goditi disa herë në fytyrë dhe në kraharor, duke i shkaktuar vdekjen.

    Pas krimit, Xhani u largua me automjetin e tij tip Audi dhe për rreth dhjetë orë lëvizi nëpër provincat e Breshias dhe Kremonës. Ai kishte ende të veshura rrobat e ndotura me gjakun e nënës.

    Të mërkurën në mëngjes, rreth orës 07:00, 21-vjeçari u paraqit në kazermën e karabinierëve në Kremona, ku i rrëfeu një efektivi atë që kishte ndodhur.

    Sipas raportimeve të mediave italiane, i riu nuk kishte precedentë penalë dhe nga personat që e njihnin përshkruhej si një djalë i heshtur dhe i mbyllur në vetvete.

    krimin mamin shqiptar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kam vr*rë mamin tim”, 21-vjeçari shqiptar në Itali rrëfen krimin: Tentova të vetëvritesha

    November 5, 2026

    67 deputetë mbështesin Eisenkotin për kryeministër, Herzog pritet t’i japë mandatin të dielën

    November 5, 2026

    Klodian Lekocaj dyshohet se drejtonte bandën nga burgu, publikohen pamjet e sulmeve me granata në Athinë

    November 5, 2026

    Shqipëria dhe Mali i Zi kërkojnë ekspertë të NATO-s për t’u mbrojtur nga ndikimi rus

    November 5, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.