Pas vdekjes tragjike të futbollistit spanjoll, Jesus de Miguel, të enjten ka folur familja e tij për herën e parë.
De Miguel i Tenerifes vdiq të martën në mëngjes në moshën 30-vjeçare. Ai pësoi arrest kardiak pas përplasjes që e pati me portierin e FC Andorras, Jesus Oëono.
Familja e De Miguelit ka falënderuar të gjithë për përkrahje, por ka kërkuar për qetësi në këto momente të rënda.
“Dashuria jonë e thellë për Jesusin dhe kujtimi për ndikimin që ai e pati te shumë njerëz do të jetë gjithmonë me ne. Kërkojmë nga ju që ta respektoni privatësinë. Ne kemi nevojë për paqe dhe qetësi, ashtu siç e kërkon kjo situatë”, ka shkruar familja e De Miguelit.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia spanjolle heton vdekjen e Miguelit
-
Portieri Owono i shkatërruar pas vdekjes së futbollistit me të cilin u përplas
-
Vdiq futbollisti spanjoll pas përplasjes shumë të rrezikshme
-
Reagon portieri që u përplas me lojtarin e ndjerë
-
Bashkëlojtari shkruan për gjendjen e portierit që u përplas me De Miguelin e ndjerë