Aktorja Scarlett Johansson ka treguar se përfshirja në filmin e ri “The Batman: Part II” ka qenë një sfidë e madhe për të, duke pranuar se roli i saj i ka shkaktuar edhe ankth emocional, ka shkruar Deadline.
Johansson, e cila është nominuar dy herë për çmimin “Oscar” dhe njihet për rolin e saj në filmat e “Marvelit”, ka thënë se kalimi nga universi i “Marvelit” drejt atij të “DC Comics” nuk ishte aspak i lehtë.
“Për disa arsye, ky rol më shkaktoi shumë ankth ekzistencial. Ishte shumë e vështirë për ta kuptuar dhe për të gjetur mënyrën e duhur për ta interpretuar. Nuk e di nëse kjo kishte të bënte me vetë rolin apo me periudhën e jetës në të cilën ndodhem, por ishte vërtet e vështirë. Në shumë aspekte, ishte një rol sfidues”, u shpreh aktorja për Entertainment Tonight.
VIDEO:
“Marvel” dhe DC Comics” janë dy nga botuesit më të njohur në botë për librat komik, që dallojnë në mënyrën se si i interpretojnë tregimet.
Edhe
Scarlett Johansson pritet t’i bashkohet kastit të filmit “The Batman Part II”
Në “DC Comics” bëjnë pjesë figura mitike si Supermeni, Batmani e WonderWoman, të cilët përfaqsojnë virtytet më të mira njerëzore. Në “DC” ngjarjet ndodhin ne vende fiktive si qyteti i Gothamit, Metropolisi e Central City. Të drejtat për prodhimin e filmave bazuar në "DC Comics” i ka gjigandi “Warner Bros.”.

Kurse në “Marvel” bëjnë pjesë figura njerëzore, që kanë probleme personale e trauma psikologjike, si Spidermeni, X-Mani e Iron Mani. Ngjarjet e “Marvelit” ndodhin nëpër qytete reale si New Yorku e qendrat e tij, si Queensi, Manhattani e San Francisco. Prodhimin e filmave bazuar në komikët e “Marvelit” e bën studioja “Walt Disney”.

Johanson, më parë, e ka interpretuat rolin e Natasha Romanoffit, e njohur si Black Widow në komikët e “Marvelit”.

Në muajin maj të vitit 2026, Johansson iu bashkua kastit të filmit “The Batman: Part II” të drejtuar nga Matt Reeves. Sipas raportimeve, ajo do të interpretojë Gilda Dent, bashkëshorten e prokurorit të Gotham City, Harvey Dent, rol që do të luhet nga Sebastian Stan.

Filmi është vazhdim i “The Batman” (2022), ku Robert Pattinson rikthehet në rolin e heroit të famshëm.
Xhirimet e filmit pritet të zhvillohen në Britani, ndërsa premiera është planifikuar për 18 shkurt 2028, pas disa shtyrjeve të datës së publikimit.
Edhe
Scarlett Johansson i bashkohet filmit të ri “Exorcist” të Mike Flanaganit
Ndërkohë, regjisori Matt Reeves ka publikuar më herët disa pamje testuese nga filmi, ku shihet Pattinson i rikthyer në kostumin e Batmanit, teksa studioja “Warner Bros.” në Leavesden po shndërrohet në qytetin imagjinar të Gothamit.
Traileri i filmit "The Batman: Part II":