Friday / November 6 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

BALFIN merr kontrollin e kompanisë së mirëmbajtjes së avionëve

Share Share Icon

Grupi i biznesit BALFIN ka marrë kontrollin e plotë të shoqërisë I2I – 145 Aircraft Maintenance, kompani me aktivitet në ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes së avionëve dhe komponentëve të tyre.

Kompania në fjalë ishte themeluar në vitin 2023 si ndërmarrje e përbashkët mes Balfin dhe  I2I – 145, kompani e specializuar sllovene me aktivitet në shërbimet e mirëmbajtjes së avionëve.

Aktiviteti i I2I – 145 Aircraft Maintenance në Shqipëri përfshin gjithashtu shërbime të lidhura me asistencën tokësore, modifikimet, inspektimet dhe riparimet e avionëve në përputhje me licencat përkatëse dhe legjislacionin e zbatueshëm.

Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, transferimi i 50% të kuotave që mbahej nga kompania sllovene në favor të Balfin është bërë kundrejt shumë simbolike 1 euro.

Transaksioni është mbyllur në gusht të këtij viti, ndërsa në shtator është paraqitur për autorizim pranë Autoritetit të Konkurrencës në Shqipëri.

Balfin është një nga grupet më të rëndësishme të biznesit në Shqipëri, me prani në disa sektorë të ekonomisë. Në vitet e fundit, Balfin ka ndërmarrë një ristrukturim të operacioneve të saj në Shqipëri, duke shitur disa prej aktiviteteve të tregtisë me pakicë, si Spar Albania dhe FGA. Grupi ka vendosur më shumë fokus tek kompanitë me shtirje rajonale, që ofrojnë potenciale për të arritur një treg më të zgjeruar, si Neptun, Kid Zone (Jumbo), Kiabi dhe Flying Tiger Copenhagen.

Gjithashtu, Balfin u ka dhënë më shumë prioritet investimeve jashtë Shqipërisë, veçanërisht në sektorët e pasurive të paluajtshme në disa tregje të Europës dhe Amerikës së Veriut.

Megjithëse investimet më të rëndësishme të Balfin ngelen të fokusuara në sektorin e pasurive të paluajtshme, tregtisë dhe shërbimeve financiare, grupi herë pas here ka tentuar diversifikim të portofolit të biznesit edhe në aktivitete më të specializuara, siç është rasti i I2I – 145 Aircraft Maintenance.

Në vitin 2024, Balfin gjithashtu arriti një marrëveshje me kompaninë sllovene Perutnina Ptuj për të investuar në industrinë e kultivimit të shpendëve dhe tregtimit të mishit të tyre. Palët themeluan kompaninë Perutnina Ptuj Albania, të kontrolluar në masën 81% nga kompania sllovene dhe 19% nga ajo shqiptare.

Kompania e përbashkët arriti paraprakisht marrëveshjen për blerjen e disa kompanive shqiptare të sektorit të rritjes së shpendëve, të kultivimit të ushqimit të tyre dhe tregtimit të mishit. Megjithatë, për arsye që nuk u bënë publike, transaksioni i blerjes së kompanive shqiptare nuk u finalizua.

Në tetor të këtij viti, Balfin vendosi të shesë kuotat e saj në këtë shoqëri te ortaku slloven, Perutnina Ptuj, për shifrën e afërsisht 2 milionë lekëve. / E.Shehu

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

KE kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara

Komisioni Europian kërkon forcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), me fokus të...

14 hours më parë 3 Min Lexim

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet...

14 hours më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!