Trump njofton marrëveshje të madhe për Ukrainën pas takimit me të dërguarin e Putinit: Do të përfshijë të gjithë Evropën

6 Nëntor 2026 | 07:43

Presidenti Donald Trump tha se u takua të enjten, me Kirill Dmitriev, një të dërguar special të Presidentit rus Vladimir Putin, por jo me delegacionin ukrainas që ndodhej në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Zonjën e Parë Melania Trump.

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan vlerësoi se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është shumë afër përfundimit, duke argumentuar se zgjidhja e konfliktit mund të përfshijë të gjithë Evropën .

“Do të ketë një marrëveshje. Do të jetë një marrëveshje e madhe dhe do të përfshijë më shumë sesa vetëm Ukrainën. Madje mund të them se mund të përfshijë të gjithë Evropën. Do të jetë një marrëveshje e madhe, e shkëlqyer dhe të gjithë do të jenë të entuziazmuar”, tha Trump.

Pas fitores dërrmuese të demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaia Kallas, shprehu pritjen se Kongresi i rinovuar do të ushtronte “presion më të madh mbi Rusinë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtëpia e Bardhë mohon largimin e Hegseth dhe Rubios nga detyra pas humbjeve të republikanëve në zgjedhje

Shtëpia e Bardhë ka mohuar raportimet se Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio mund të largohen nga puna në një...
07:35 | 06/11/2026

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv, u ndalon presidentëve të ardhshëm të ndryshojnë Zyrën Ovale! E shpall monument kombëtar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që sipas tij do t’i ndalojë presidentët e ardhshëm të bëjnë ndryshime të caktuara në...
07:28 | 06/11/2026

Gjykata: Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete për të deportuar iranianët edhe pse lufta vazhdonte

Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për deportimin e iranianëve edhe pse lufta atje vazhdonte, tregojnë dokumentet gjyqësore të siguruara nga Associated Press. Dokumentet...
21:53 | 05/11/2026