Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 6 Nëntor 2026, 07:42 Analiza e DW/Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027? KE beson se Shqipëria mund t’i përfundojë negociatat në vitin 2027. Por eksperti Milan Nič e konsideron vitin 2028 një objektiv më realist dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Integrimi në BE
  • Çështja Veliaj
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Egnatia Conference
  • Thaçi nga Haga
  • Skenari i PD-së
  • Kandidati i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Integrimi në BE
  • Çështja Veliaj
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Egnatia Conference
  • Thaçi nga Haga
  • Skenari i PD-së
  • Kandidati i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Analiza e DW/Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027?

Analiza e DW/Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027?

Aktualitet
E premte, 6 Nëntor 2026 07:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

KE beson se Shqipëria mund t’i përfundojë negociatat në vitin 2027. Por eksperti Milan Nič e konsideron vitin 2028 një objektiv më realist dhe më të besueshëm. Sepse për anëtarësimin nuk mjaftojnë reformat në letër.

Në raportin e publikuar më 4 nëntor, Komisioni Evropian e rendit Shqipërinë ndër vendet më të avancuara në procesin e zgjerimit, pas Malit të Zi. Shqipëria ka hapur të gjithë 33 kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht katër prej tyre. Brukseli e quan objektivin për përfundimin e negociatave në vitin 2027 „ambicioz, por të arritshëm“, me kusht që të vazhdojnë reformat dhe dialogu politik.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

„Edhe pse qeveria shqiptare dëshiron t’i mbyllë të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2027, unë mendoj se ky është një objektiv tepër ambicioz“, thotë ai për DW. Sipas Nič, fundi i vitit 2028 do të ishte një objektiv më realist dhe më i realizueshëm. Për këtë ai jep dy arsye.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Së pari, Shqipëria ka ecur shpejt me hapjen e negociatave, por zbatimi i reformave kërkon kohë. Ndryshe nga Mali i Zi, që ka pasur vite për të përgatitur administratën, Shqipëria duhet të përmbushë shumë kërkesa brenda një periudhe më të shkurtër.

Mund t'ju interesojë

Parashikimi: E premte me mot të kthjellët dhe erëra veriore

Parashikimi: E premte me mot të kthjellët dhe erëra veriore

Para 10 minutash
Sekuestrohen mbi 10 tonë kokainë në Spanjë, hetohet organizata shqiptare

Sekuestrohen mbi 10 tonë kokainë në Spanjë, hetohet organizata shqiptare

Para 11 minutash
Rama: Shqipëria po hyn në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian

Rama: Shqipëria po hyn në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimi...

Para 9 orësh

„Nëse dëshiron të ndryshosh mënyrën se si funksionon shteti dhe ta përshtatësh atë me kuadrin rregullator të BE-së, nuk mund ta bësh këtë thjesht duke rishkruar ligjet.“

Së dyti, një proces tepër i nxituar mund të ngjallë dyshime te shtetet anëtare. Ato duhet të binden se reformat janë zbatuar realisht. Për Nič, besueshmëria e procesit është po aq e rëndësishme sa shpejtësia e tij.

SPAK: Dëshmi e suksesit apo alarm për korrupsionin?

Por pikërisht kjo besueshmëri është vënë në pikëpyetje. Sipas burimeve diplomatike të DW-së në Berlin, çështja Balluku, protestat dhe mënyra se si qeveria i ka trajtuar ato janë arsyet pse përparimi i Shqipërisë shihet me më shumë skepticizëm sesa në raportin e Komisionit Evropian.

Komisioni vlerëson reformën në drejtësi dhe hetimet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Por „fryma e raportit është shumë më pozitive se ç’është situata në të vërtetë në terren“, thotë Arnisa Tepelija, studiuese e shtetit të së drejtës pranë organizatës Democracy Reporting International në Berlin.

Tepelija, e cila ka punuar edhe në projekte të BE-së kundër korrupsionit në Shqipëri, kritikon pikërisht këtë mospërputhje. Ajo i vlerëson rezultatet e reformës në drejtësi dhe punën e SPAK-ut, por kërkon që BE-ja të shohë përtej hetimeve individuale.

„Kur këto investigime nxjerrin në pah korrupsion sistematik brenda qeverisë, atëherë duhet të adresohet edhe kjo në mënyrë sistematike nga Bashkimi Evropian.“

„Lëvizjet dhe mobilizimi civil në Shqipëri po përpiqen t’i thonë diçka qeverisë“, thotë studiuesja Arnisa Tepelija për DW. Protestë kundër qeverisë në Tiranë.Fotografi: Rashela Shehu/DW

Në fakt, sipas burimeve të DW-së, si në Berlin ashtu edhe në Bruksel, këto probleme trajtohen në bisedime pas dyerve të mbyllura. Por Tepelija e vë në dyshim këtë qasje. Sipas saj, diplomacia pas dyerve të mbyllura rrezikon t’u shërbejë më shumë qeverive sesa qytetarëve.  Sipas Tepelijës, një nga dobësitë e politikës së BE-së është mungesa e një lidhjeje të drejtpërdrejtë me qytetarët që duhet të përfitojnë nga reformat. Kur shqetësimet e tyre nuk dëgjohen, dobësohet edhe presioni ndaj qeverive për ndryshime të thella. „Lëvizjet dhe mobilizimi civil në Shqipëri po përpiqen t’i thonë diçka qeverisë dhe do të donin shumë ta kishin Bashkimin Evropian nga ana e tyre, në mënyrë që të ushtrohej trysni mbi qeverinë për llogaridhënie.“

Sipas Arnisa Tepelijës, kjo qasje e BE-së ushqen „stabilokracinë“ dhe nuk ndihmon transformimin e vërtetë demokratik të vendit. Por Milan Nič sheh edhe një pengesë tjetër për ndryshimin politik në Shqipëri: mungesën e një opozite të besueshme.

„Problemi i Shqipërisë është edhe mungesa e një opozite të besueshme, një opozite që mund të hyjë realisht në zgjedhje, edhe në zgjedhje të parakohshme. Shqetësimi im është se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të përfundonin pak a shumë me të njëjtën situatë, me të njëjtën shumicë në parlament.“

Kështu, pakënaqësia e qytetarëve nuk përkthehet domosdoshmërisht në një alternativë politike. Por kjo nuk e pakëson përgjegjësinë e qeverisë për t’iu përgjigjur protestave.

„Mënyra se si qeveria do t’i trajtojë protestat do të ndiqet në kryeqytetet evropiane“, paralajmëron Nič.

Komisioni rekomandon, shtetet anëtare vendosin

Dhe pikërisht qëndrimi i shteteve anëtare do të jetë vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Edhe nëse Komisioni Evropian jep një vlerësim pozitiv, ai nuk garanton pranimin e vendit në Bashkim. Këtë e tregon shembulli i Malit të Zi, vendit më të avancuar në negociata, anëtarësimi i të cilit ende nuk është i sigurt. Komisioni e konsideron të mundur mbylljen e kapitujve të mbetur të Malit të Zi në vitin 2026. Megjithatë, mosmarrëveshjet me Kroacinë kanë treguar se një shtet anëtar mund ta ngadalësojë procesin.

Gjermania kërkon që procesi të ecë sa më shpejt, mundësisht përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë në vitin 2027. Mali i Zi mund të shërbejë si prova e parë për aftësinë e BE-së për ta çuar përpara zgjerimin. Për Shqipërinë, vjen më shumë në diskutim  mundësia e integrimit gradual, një qasje e mbështetur nga Gjermania dhe Franca. Ajo parashikon afrimin hap pas hapi të vendeve kandidate me BE-në, përpara anëtarësimit të plotë.

Ndoshta ky integrim gradual mund t’i japë Shqipërisë më shumë kohë për të ndryshuar jo vetëm ligjet, por edhe diçka që nuk shkruhet në letër, por ndihet nga qytetarët që jetojnë dhe punojnë atje: kulturën institucionale. „Kultura institucionale nuk pranon disencë akoma në Shqipëri“, thotë Arnisa Tepelija, dhe kërkon më shumë autonomi, mendim kritik dhe përgjegjësi për nëpunësit, në vend të bindjes ndaj eprorëve. Sipas saj, suksesi i integrimit nuk matet vetëm me kapitujt e mbyllur, por me ndryshimet që qytetarët ndiejnë në jetën e përditshme.

Anila Shuka/DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Analiza e DW/Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027?
Para 1 minute

Analiza e DW/Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027?

Parashikimi: E premte me mot të kthjellët dhe erëra veriore
Para 10 minutash

Parashikimi: E premte me mot të kthjellët dhe erëra veriore

Sekuestrohen mbi 10 tonë kokainë në Spanjë, hetohet organizata shqiptare
Para 11 minutash

Sekuestrohen mbi 10 tonë kokainë në Spanjë, hetohet organizata shqiptare

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për mbrojtjen e Zyrës Ovale
Para 12 minutash

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për mbrojtjen e Zyrës Ovale

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 9 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 8 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 10 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.