INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
'Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë'/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari Elton Tozaj publikon foton tronditëse

'Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë'/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari Elton Tozaj publikon foton tronditëse

Publikuar më: 16:42 05-11-2026

Gazetari Elton Tozaj ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet me rroba të mbuluara me njolla gjaku, ndërsa në zonën e qafës duken gjithashtu gjurmë gjaku.

Përmes një mesazhi të fortë, Tozaj paralajmëron personin apo personat përgjegjës për atë që ka ndodhur, duke shkruar: “Kushdo që e bëri këtë do e paguajë shumë shtrenjtë! Nuk më ndalni dot!”.

Gazetari nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe nëse bëhet fjalë për një sulm ndaj tij.

Publikimi ka ngritur pikëpyetje mbi atë që mund të ketë ndodhur me gazetarin.

\"tz.jpeg\"