Përmes një publikimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar studentëve protestues, të cilët prej disa javësh vijojnë protestat në Tiranë, duke kërkuar largimin e tij nga detyra.
Kreu i qeverisë ka ndarë sërish fotografinë e tryezës prej guri, ku ka vendosur shënimet me mbishkrimin “Dialog”, duke përcjellë mesazhin se mbetet i hapur për komunikim me studentët.
Të lidhura
None found
Megjithatë, protestuesit kanë refuzuar deri më tani ftesat e kryeministrit, duke këmbëngulur se kërkesa e tyre kryesore është dorëheqja e Ramës.
Protestat vijojnë prej disa javësh në kryeqytet, ku studentët organizojnë marshime në rrugët e Tiranës dhe ndalesa pranë fakulteteve të ndryshme, me synimin për të zgjeruar mbështetjen për lëvizjen e tyre. Në krah të tyre janë bashkuar edhe pedagogë, të cilët kanë shprehur publikisht solidaritetin me protestuesit.







