Bota

Fund luftës në Ukrainë, së shpejti mund të ketë marrëveshje/Paralajmërimi i Trump-it!

Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan, Donald Trump takoi privatisht të dërguarin e presidentit rus, Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, duke paralajmëruar se së shpejti mund të arrihet marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Trump nuk zbuloi detaje nga biseda, por deklaroi se akordi potencial, mund të përfshijë edhe të tjera vende europiane.

Ndërkohë, më 10 dhe 11 nëntor pritet të zhvillohen bisedime mes përfaqësuesve të Rusisë e Ukrainës në Abu Dhabi, me ndërmjetësimin amerikan.

Takimi u zhvillua në të njëjtën ditë kur Dmitriev mori pjesë në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, të organizuar nga Melania Trump. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues ukrainas.

Aktiviteti shënoi përpjekjet për një armëpushim të përkohshëm gjashtëditor në qytetin Oleshky, që tashmë ka përfunduar.

Nga ana tjetër, Jared Kushner bëri të ditur se negociatorët amerikanë, ukrainas dhe europianë kanë zhvilluar diskutime për garancitë e sigurisë së Ukrainës dhe stabilitetin afatgjatë të Europës.

Zhvillimet vijnë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ku demokratët fituan shumicën në Kongres, duke rritur mundësinë e presionit ndaj administratës Trump për politikën kundrejt Ukrainës e Rusisë.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.