Maran zyrtarizon listën për një vend në play-off të Europianit

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, do të publikojë sot listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, ku kuqezinjtë do të përballen me Finlandën dhe Bjellorusinë.

Një grumbullim me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, që ndodhet në një pozicion mjaft të favorshëm në Grupin C1 dhe synon ta mbyllë këtë edicion me objektivin e arritur.

Të lidhura

None found

Tekniku italian pritet të bëjë publike zgjedhjet e tij në konferencën për shtyp, ku përveç emrave të përzgjedhur, vëmendja do të jetë edhe te gjendja fizike e disa prej futbollistëve, mungesat e konfirmuara dhe mundësitë për rikthime në skuadër.

Dy sfidat e nëntorit janë vendimtare për fatin e grupit, ndaj Maran pritet të mbështetet kryesisht te grupi i futbollistëve që ka pasur në dispozicion edhe në grumbullimet e mëparshme.

AXHENDA- Shqipëria do të nisë zyrtarisht përgatitjet të hënën, ndërsa fillimisht do të presë Finlandën në stadiumin “Air Albania”, më 12 nëntor, në orën 20:45. Më pas, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Budapestit, ku më 15 nëntor do të përballen me Bjellorusinë në stadiumin “Illovszky Rudolf”.

Aktualisht, Shqipëria kryeson Grupin C1 me 9 pikë, ndërsa pas saj renditen Bjellorusia dhe Finlanda me nga 7 pikë secila. Një diferencë e vogël që e bën çdo detaj të rëndësishëm në këto dy takime.

MUNGESAT– Sa i përket mungesave, disa prej emrave të rëndësishëm të Kombëtares nuk do të jenë sërish pjesë e këtij grumbullimi.

Armando Broja dhe Medon Berisha, janë dy mungesat e konfirmuara, ndërsa një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe gjendjes fizike të Thomas Strakoshës. Për portierin kuqezi do të vlerësohet situata përpara vendimit përfundimtar.

Për fat të mirë, në këtë moment nuk raportohen mungesa të tjera të rëndësishme për shkak dëmtimesh, çka i jep Maranit mundësinë të ketë në dispozicion pjesën më të madhe të grupit.

RISITË– Nuk priten shumë surpriza në listën e kësaj radhe. Duke parë rëndësinë e dy ndeshjeve dhe objektivin që ka Shqipëria në këtë edicion të Ligës së Kombeve, Maran duket se nuk ka ndërmend të eksperimentojë me emra të rinj.

Trajneri italian pritet të ruajë vazhdimësinë dhe t’u besojë futbollistëve që kanë qenë pjesë e planeve të tij në grumbullimet e kaluara. Pra, nuk parashikohen ndryshime të mëdha në përbërjen e skuadrës, me teknikun që kërkon të ruajë ekuilibrat dhe harmoninë e krijuar në grup.

SUPERIORJA– Edhe kampionati shqiptar pritet të ketë përfaqësuesit e tij në listën e Kombëtares. Në portë, Mario Dajsinani pritet të jetë sërish një nga emrat e ftuar, duke vijuar të jetë pjesë e alternativave të trajnerit. Ndërkohë, nga Dinamo mund të ketë përsëri përfaqësim, me Naser Alijin që pritet të marrë një ftesë nga tekniku italian.

Një tjetër emër që mund të jetë në listë është edhe Klevi Qefalija, i cili ka qenë pjesë e grumbullimeve të mëparshme. Maran duket se do të vazhdojë t’u besojë futbollistëve që kanë qenë në vëmendjen e tij, pa bërë ndryshime të mëdha në këtë aspekt.

RIKTHIMET – Një nga lajmet pozitive për Kombëtaren pritet të jetë rikthimi i Qazim Laçit. Mesfushori ka lënë pas dëmtimin dhe po kalon një periudhë të mirë në kampionatin turk, duke dhënë sinjale pozitive për gjendjen e tij fizike dhe formën sportive. Rikthimi i tij do të ishte një alternativë e rëndësishme për repartin e mesfushës, sidomos në dy sfida ku Shqipëria do të ketë nevojë për eksperiencë dhe cilësi. Një tjetër emër që ka dalë në skenë si mundësi për t’u rikthyer është Jasir Asani.

Sipas raportimeve të mediave iraniane, sulmuesi mund të jetë sërish në planet e Kombëtares për dy ndeshjet e nëntorit. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Maran do të vendosë t’i japë një tjetër mundësi futbollistit, i cili në të kaluarën ka qenë një nga emrat e rëndësishëm në repartin ofensiv të kuqezinjve.

Në këtë mënyrë, lista e sotme pritet të sjellë më shumë konfirmime sesa surpriza, me Maranin që synon të ruajë bazën e skuadrës për dy përballjet e fundit.

Shqipëria ka gjithçka në duart e saj për të mbyllur me sukses fazën e grupeve, por fillimisht duhet të kalojë pengesën e Finlandës dhe më pas atë të Bjellorusisë. Dy ndeshje, gjashtë pikë në lojë dhe një objektiv i vetëm: ta përfundojë këtë aventurë të Ligës së Kombeve në mënyrën më të mirë të mundshme.


Shtuar më 6.11.2026 08:56

Quantcast
En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş