Gjendet i pajetë një person në Durrës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në Durrës, ku një 38-vjeçar është gjetur pa shenja jete në zonën e Shkozetit.
Trupi i pajetë i të riut është konstatuar në rrugën kryesore të kësaj zone, ndërsa rrethanat në të cilat është zbuluar mbeten ende për t’u sqaruar.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 38-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Megjithatë, ky dyshim mbetet për t’u konfirmuar nga verifikimet përkatëse.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



