Papa Leoni XIV nis udhëtimin e gjashtë apostolik drejt Uruguait, Argjentinës dhe Perusë

Papa Leoni XIV është larguar nga Roma për të nisur vizitën e tij të gjashtë apostolike, e cila do ta çojë në Uruguai, Argjentinë dhe Peru.

Pas një fluturimi që pritet të zgjasë rreth 13 orë e gjysmë, Ati i Shenjtë do të mbërrijë në Montevideo, kryeqytetin uruguaian. Përpara nisjes, ai përshëndeti autoritetet dhe zyrtarët që ndodheshin në aeroport. Ndërsa avioni kalonte mbi Itali, Leoni XIV i përcolli Presidentit Sergio Mattarella një telegram me urime për paqe e vëllazëri për popujt që do të vizitojë, si dhe përshëndetjet e tij për kombin italian.

Të lidhura

None found

Vizita në Uruguai do të vijojë deri më 8 nëntor. Programi i publikuar nga Vatican News parashikon takime me Presidentin Yamandú Orsi, përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile dhe trupit diplomatik. Papa do të marrë pjesë gjithashtu në veprimtari fetare dhe do të takohet me përfaqësues të arsimit e të komuniteteve vendase.

Pas përfundimit të qëndrimit në Uruguai, më 8 nëntor, Papa do të niset drejt Buenos Airesit të Argjentinës. Atje, ai do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve, botës së punës dhe të rinjtë.

Peruja përbën ndalesën e tretë të udhëtimit. Më 11 nëntor, Leoni XIV do të udhëtojë drejt këtij shteti, ku programi përfshin vizita në Limë, Çiklajo, Kusko dhe Pukalpa. Në fokus do të jenë edhe komunitetet e Amazonës dhe besimtarët.

Kthimi i Papës në Romë është parashikuar për 17 nëntor, duke shënuar edhe përfundimin e udhëtimit të tij apostolik.


Shtuar më 6.11.2026 09:13

Quantcast
En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş