Arratisja spektakolare në Gjermani,  i burgosuri hap prangat me një çelës universal nga interneti

6 Nëntor 2026 | 09:16

Një i burgosur 34-vjeçar arriti të arratisej gjatë një vizite mjekësore në qytetin gjerman të Essenit, pasi hapi prangat e këmbëve me një çelës universal që mund të blihet në internet për më pak se 10 euro.

Lajmi është raportuar nga gazeta gjermane “Spiegel”, e cila zbulon se prangat që përdorte policia nuk kishin një sistem unik sigurie. Sipas ministrit të Drejtësisë të North Rhine-Westphalia, Benjamin Limbach, kyçi mund të hapej me një çelës universal, i cili funksionon në modele identike dhe është lehtësisht i disponueshëm në internet.

Ngjarja ndodhi në mesin e muajit tetor, kur dy punonjës burgu po shoqëronin 34-vjeçarin nga burgu drejt një qendre mjekësore në qendër të Essenit. Gjatë shoqërimit, dy persona të maskuar i sulmuan dhe i mposhtën oficerët, duke arritur të largoheshin së bashku me të burgosurin.

Autoritetet gjermane po hetojnë nëse personat që organizuan arratisjen e siguruan vetë çelësin përmes internetit apo nëse kanë pasur ndihmën e ndonjë punonjësi të burgut.

Pas këtij incidenti, Ministria e Drejtësisë ka nisur një rishikim të plotë të procedurave dhe masave të sigurisë që zbatohen gjatë shoqërimit të të burgosurve jashtë ambienteve penitenciare.

Sipas “Spiegel”, ky nuk është rasti i parë që ekspozon dobësitë e këtij sistemi. Një problem i ngjashëm u evidentua edhe në muajin shkurt, kur një person i paraburgosur në Bavari arriti të hapte prangat duke përdorur një çelës universal të blerë lehtësisht në internet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Media italiane: Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori

Dy kompani në Milano dhe Lecco janë vënë në shënjestër të autoriteteve italiane të antimafias, nën dyshimin për pastrim parash që rridhnin nga trafiku ndërkombëtar...
22:17 | 05/11/2026

Shkon në 8 numri i viktimave në Turqi, arrestohet autori i të shtënave

Autori i sulmeve të armatosura që u regjistruan këtë të enjte në provincën Afyonkarahisar të Turqisë, është vënë në pranga. Mësohet se ai u arrestua...
20:13 | 05/11/2026

BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

Bashkimi Evropian do të investojë 525 milionë euro për të mbështetur startup-et evropiane që projektojnë mikroçipa, për të forcuar industrinë vendase dhe për të reduktuar...
20:02 | 05/11/2026