Tetova kryeson raportimet, shtohen rastet e gripit në Maqedoni

Rastet e gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin në Maqedoni janë rritur ndjeshëm, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, publikuar më 5 nëntor. Gjatë javës 26 tetor–1 nëntor u evidentuan 116 raste, ndërsa një javë më parë ishin raportuar 61, duke shënuar një rritje prej 90.2 përqind.

Tetova ka numrin më të lartë të raportimeve, me 48 raste. Pas saj renditen Kumanova me 26 raste dhe Shkupi me 13, ndërsa Prilepi dhe Gostivari kanë regjistruar nga shtatë raste secili.

Të lidhura

None found

Rritja më e madhe vihet re në Tetovë, ku gjatë javës paraardhëse ishin raportuar vetëm katër raste. Së bashku, Tetova dhe Kumanova përbëjnë pothuajse 64 përqind të të gjitha rasteve të evidentuara në vend.

Shumica e të prekurve, konkretisht 84 persona, i përkasin grupmoshës 15 deri në 64 vjeç. Tek personat mbi 65 vjeç janë shënuar 25 raste, ndërsa te fëmijët nga pesë deri në 14 vjeç janë evidentuar shtatë raste.

Instituti sqaron se 116 rastet e raportuara nuk janë konfirmuar të gjitha përmes analizave laboratorike, pasi monitorimi epidemiologjik javor përfshin edhe sëmundjet që shfaqin simptoma të ngjashme me gripin.

Pavarësisht shtimit të rasteve, aktiviteti i gripit vazhdon të vlerësohet në nivel ndërsezonal. Incidenca është 6.3 raste për 100,000 banorë, ndërsa pragu për kalimin në aktivitetin sezonal është 7.32 raste për 100,000 banorë.

Si rrjedhojë, vala sezonale ende nuk konsiderohet zyrtarisht e nisur dhe kulmi i sezonit mbetet i papërcaktuar. Megjithatë, rritja e regjistruar nga një javë në tjetrën tregon se numri i pacientëve po shtohet përpara fillimit të dimrit.

Që prej nisjes së sezonit 2026/2027, në vend janë regjistruar gjithsej 343 raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin. Prej tyre, 127 raste i përkasin zonës së Tetovës.

ISHP-ja thekson se vaksinimi mbetet mënyra kryesore për t’u mbrojtur nga gripi sezonal, veçanërisht për të moshuarit, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.


Shtuar më 6.11.2026 09:23

Quantcast
En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş