Conference League: Egnatia pëson humbjen e parë, del me kokën ulur nga Rumania

5 Nëntor 2026
23:15
Telesport
back button

Egnatia luajti ndeshjen e tretë në fazën e ligës së UEFA Conference League, ku u mund me rezultatin 2-0 nga Universitatea Craiova në transfertë, në stadiumin “Ion Oblemenco”.

Skuadra rumune shënoi dy herë në pjesën e parë, me anë të Alexandru Cicâldău në minutën e 24-t dhe Nicușor Bancu në minutën e 32-të. Në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar, ndërsa Egnatia e mbylli takimin me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Eneo Bitrit.

Ndeshjen e radhës në këtë kompeticion, kampionët e Shqipërisë do ta luajnë më 26 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Lincoln Red Imps. Takimi do të nisë në orën 18:45.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit