Elton Tozaj është dhunuar barbarisht pasditen e kësaj të enjteje. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet i “mbuluar” në gjak.
Deri më tani, Tozaj nuk ka dhënë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes apo personat që mund të jenë përfshirë.

“Kushdo që e bëri këtë, do ta paguajë shumë shtrenjtë! Nuk më ndalni dot.”- shkruan ai krahas fotos.











