Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 6 Nëntor 2026, 09:42 Politika nuk i kushton vëmendjen e duhur Gjeneratës Z Në mbarë botën, të rinjtë po dalin në rrugë sepse janë të pakënaqur me jetën e tyre dhe perspektivat për të ardhmen. Gjithçka nisi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Integrimi në BE
  • Çështja Veliaj
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Egnatia Conference
  • Thaçi nga Haga
  • Skenari i PD-së
  • Kandidati i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Integrimi në BE
  • Çështja Veliaj
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Egnatia Conference
  • Thaçi nga Haga
  • Skenari i PD-së
  • Kandidati i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Politika nuk i kushton vëmendjen e duhur Gjeneratës Z

Politika nuk i kushton vëmendjen e duhur Gjeneratës Z

Aktualitet
E premte, 6 Nëntor 2026 09:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në mbarë botën, të rinjtë po dalin në rrugë sepse janë të pakënaqur me jetën e tyre dhe perspektivat për të ardhmen. Gjithçka nisi në Nepal, Madagaskar dhe Marok, më pas protestave iu bashkuan të rinjtë në Francë dhe Shqipëri. Në fund të tetorit, për herë të parë u zhvilluan protesta në mbarë Gjermaninë. Në më shumë se 30 qytete, dhjetra mijëra të rinj të së ashtuquajturës “Gen Z”, pra Gjenerata Z, dolën në rrugë në protesta kryesisht paqësore. Sot ata janë afërsisht nga 14 deri në 29 vjeç.

Kërkesat e tyre në Gjermani ndryshojnë disi nga ato të të rinjve në vende të tjera. Këtu, Gjenerata Z kërkon të tërheqë vëmendjen te gjendja e sistemit shkollor dhe arsimor, kostot e larta të jetesës dhe rritja e qirave, si dhe proteston kundër rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Sipas sondazhit të fundit ARD-Deutschlandtrend, gati tre në katër qytetarë gjermanë shprehin mirëkuptim për këto kërkesa, megjithëse me disa kufizime.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pjesëmarrja në demonstrata konsiderohet nga shumica si një mjet i ligjshëm për të shprehur qëndrime politike. Ndërsa përdorimi i dhunës kundër objekteve apo personave gjatë demonstratave kundërshtohet pothuajse unanimisht, edhe nga personat nën 35 vjeç (93 për qind). Për bllokimin e rrugëve dhe trafikut, si dhe pushtimin e institucioneve publike, siç ka ndodhur në Francë, vlerësimi është më i prerë. Shumica e qytetarëve gjermanë i kundërshton këto forma proteste. Ndër votuesit më të rinj, megjithatë, përkrahja dhe kundërshtimi janë thuajse në ekuilibër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Instituti i sondazheve infratest-dimap intervistoi 1297 gjermanë me të drejtë vote nga 2 deri më 4 nëntor për ARD-Deutschlandtrend. Sondazhi është përfaqësues.

Mund t'ju interesojë

Papa Leone nis një udhëtim të gjatë në Amerikën Latine, ja cila do të jetë ndalesa e parë

Papa Leone nis një udhëtim të gjatë në Amerikën Latine, ja cila do të jetë ndalesa e parë

Para 10 minutash
Gjendet i pajetë një person në Durrës, detajet e para

Gjendet i pajetë një person në Durrës, detajet e para

Para 38 minutash
Lufta në Ukrainë, Trump: Jemi pranë një marrëveshjeje të madhe

Lufta në Ukrainë, Trump: Jemi pranë një marrëveshjeje të madhe

Para 44 minutash

A janë të rinjtë të disavantazhuar? Shumica mendon se po

82 për qind e të anketuarve mendojnë se interesat dhe shqetësimet e të rinjve në Gjermani merren pak ose aspak parasysh nga politika. Nëse shihen edhe preferencat partiake, dalin në pah dallime të dukshme: 30 për qind e votuesve të partive konservatore CDU/CSU mendojnë se kërkesat e të rinjve merren mirë ose shumë mirë parasysh. Ndër përkrahësit e Partisë së Majtë vetëm katër për qind mendojnë kështu.

Nëse merret parasysh edhe mosha, më pak se një në dhjetë nga personat nën 35 vjeç është i kënaqur me mënyrën se si politika trajton problemet e të rinjve.

Megjithatë, të rinjtë pothuajse nuk kanë fare besim se partitë qeverisëse, Unioni CDU/CSU dhe Socialdemokratët, janë në gjendje t’i zgjidhin problemet e tyre. Ndër personat nën 35 vjeç, vetëm pesë për qind e konsiderojnë Unionin kompetent dhe vetëm tre për qind SPD-në. Partia e Majtë arrin në 29 për qind, ndërsa Alternativa për Gjermaninë (AfD) në 21 për qind.

CDU/CSU dhe SPD: Pak kompetencë për qiratë, arsimin dhe klimën

Edhe në fushat politike që janë të rëndësishme për të rinjtë, partitë qeverisëse vlerësohen dobët nga personat nën 35 vjeç. Në politikën e mjedisit dhe klimës, nëntë për qind e konsiderojnë Unionin CDU/CSU kompetent, ndërsa SPD-ja arrin vetëm në dy për qind. Për angazhimin në favor të drejtësisë sociale, Unioni merr katër për qind dhe SPD-ja 17 për qind. Vetëm shtatë për qind besojnë se Unioni mund të bëjë diçka kundër rritjes së qirave dhe 11 për qind kanë këtë besim te SPD-ja. Në politikën shkollore dhe arsimore, dhjetë për qind e konsiderojnë Unionin kompetent dhe 12 për qind SPD-në.

Shumica e qytetarëve gjermanë mendon se brezi i sotëm i të rinjve e ka më të vështirë se brezat e mëparshëm të krijojë mirëqenie

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Politika nuk i kushton vëmendjen e duhur Gjeneratës Z
Tani

Politika nuk i kushton vëmendjen e duhur Gjeneratës Z

Papa Leone nis një udhëtim të gjatë në Amerikën Latine, ja cila do të jetë ndalesa e parë
Para 10 minutash

Papa Leone nis një udhëtim të gjatë në Amerikën Latine, ja cila do të jetë ndalesa e parë

Gjendet i pajetë një person në Durrës, detajet e para
Para 38 minutash

Gjendet i pajetë një person në Durrës, detajet e para

Si u shndërrua rekrutimi për luftën e Rusisë në një biznes të madh
Para 41 minutash

Si u shndërrua rekrutimi për luftën e Rusisë në një biznes të madh

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 11 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 10 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 12 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.