Wizz Air, kompania ajrore lider në Shqipëri, njofton sot vendosjen e përhershme të avionit të saj të 15-të në bazën e Tiranës, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në investimin afatgjatë të kompanisë në vend.
Avioni i ri, i modelit Airbus A321neo, do t’i mundësojë kompanisë të zgjerojë më tej rrjetin e saj të fluturimeve, duke ofruar më shumë fleksibilitet dhe alternativa udhëtimi.
Të lidhura
None found
Me zgjerimin e operacioneve, Wizz Air synon të ofrojë një kapacitet prej 9 milionë ndenjësesh në Shqipëri gjatë vitit 2027, duke shënuar një rritje të kapacitetit prej 11% krahasuar me vitin 2026.
Në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm, Wizz Air po forcon më tej rrjetin e saj të fluturimeve dimërore nga Tirana. Kompania do të vijojë operimin e linjave drejt Billundit dhe Bratislavës edhe gjatë sezonit dimëror, ndërsa linja drejt Budapestit do të operojë gjatë gjithë vitit.
Gjithashtu, Wizz Air rikthen fluturimet drejt Katanias dhe shton Palermon në rrjetin e saj dimëror, duke u krijuar pasagjerëve edhe më shumë mundësi udhëtimi mes Shqipërisë dhe destinacioneve kryesore evropiane.
Kompania do të rrisë frekuencat e fluturimeve drejt gjashtë destinacioneve të njohura në rrjetin e saj evropian, përkatësisht Milano Malpensa, Milano Bergamo, Berlin Brandenburg, Hamburg, Perugia dhe Nuremberg.
Përmes forcimit të linjave ekzistuese, Wizz Air vijon t’i përgjigjet kërkesës në rritje të pasagjerëve, duke ofruar orare më të përshtatshme dhe mundësi udhëtimi me çmime të përballueshme.
Gjatë tre viteve të fundit, Wizz Air ka rritur në mënyrë të qëndrueshme kapacitetin vjetor të ndenjësve për pasagjerët në Shqipëri, me një mesatare prej më shumë se një milion ndenjësesh shtesë në vit. Duke u mbështetur në këtë rritje të vazhdueshme, kompania pret të arrijë një tjetër moment historik deri në fund të vitit 2026: transportin e 30 milionë pasagjerëve drejt dhe nga Tirana që prej nisjes së operacioneve të saj në vend.
Ky zgjerim është pjesë e investimeve gati dhjetëvjeçare të Wizz Air në Shqipëri. Që prej krijimit të bazës së saj në Tiranë, kompania ka luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e lidhjeve ajrore të vendit, duke e bërë udhëtimin me kosto të përballueshme të aksesueshëm për gjithnjë e më shumë pasagjerë, si dhe duke kontribuar në zhvillimin e turizmit, biznesit dhe forcimin e lidhjeve mes familjeve dhe miqve në të gjithë Evropën.
Angazhimi i Wizz Air në Shqipëri shkon përtej operacioneve të fluturimit. Përmes programit të akademis së pilotëve Wizz Air, kompania vijon të mbështesë formimin e profesionistëve në industrinë e aviacionit. Ndërkohë, partneritetet me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Maratonën e Tiranës dëshmojnë angazhimin e saj në rritje ndaj komuniteteve lokale dhe nismave sportive.
Samuel Ferrera Falcon, Network Officer West në Wizz Air, u shpreh:
“Vendosja e avionit tonë të 15-të në Tiranë, duke nisur nga vera e ardhshme, është një moment historik për të cilin jemi veçanërisht krenarë dhe një dëshmi e qartë e besimit tonë në potencialin afatgjatë të Shqipërisë. Që prej fluturimit tonë të parë nga Tirana në vitin 2017, Wizz Air është rritur duke u bërë kompania ajrore lider në Shqipëri, duke transportuar një në çdo dy pasagjerë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, përmes 62 linjave drejt 20 shteteve. Është kënaqësi të shohim se si kemi kontribuar për ta bërë udhëtimin në të gjithë Evropën më të aksesueshëm për miliona njerëz, duke transportuar vetëm gjatë këtij viti 7 milionë pasagjerë.
Me 9 milionë ndenjëse të ofruara në vitin 2027, 11% më shumë se këtë vit, dhe falë avionit tonë të ri, do të vijojmë të afrojmë njerëzit, familjet dhe bizneset, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e parë për udhëtarët shqiptarë. Shqipëria ka qenë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë të rritjes dhe jemi entuziastë për ta vijuar këtë rrugëtim së bashku”.
Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional (COO) i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh:
“Partneriteti me Wizz Air ka qenë një ndër faktorët kryesorë të rritjes së Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe zgjerimit të lidhjeve ajrore të Shqipërisë me Evropën. Që nga viti 2017, kemi mirëpritur mbi 27 milionë pasagjerë të Wizz Air.
Investimet e vazhdueshme të Kastrati Group kanë luajtur një rol kyç në mbështetjen e kësaj rritjeje, përmes ndërtimit të vendparkimeve të reja për avionët, rinovimit dhe ndërtimit të rrugëve të reja lidhëse si dhe përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës aeroportuale dhe terminalit. Këto investime synojnë rritjen e kapaciteteve operacionale, përmirësimin e efikasitetit dhe mbështetjen e zhvillimit të mëtejshëm të lidhjeve ajrore të Shqipërisë.
Shtimi i avionit të 15-të në bazën e Tiranës në vitin 2027 shënon një tjetër moment të rëndësishëm, duke e pozicionuar Tiranën si bazën e gjashtë më të madhe të Wizz Air në rrjetin e saj”.
Gjatë vitit 2026, Wizz Air ofron 8.2 milionë vende në dispozicion për pasagjerët në fluturimet e saj drejt dhe nga Shqipëria duke e lidhur aktualisht vendin me 62 linja drejt 20 shteteve. Deri më tani, kompania ka realizuar rreth 30 mijë fluturime me 7 milionë pasagjerë që nga fillimi i vitit, duke dëshmuar përmasat e operacioneve të saj dhe kërkesën e lartë për udhëtime ajrore me kosto të përballueshme.




