Stafi i Tyson Fury mohon zërat për një dëmtim të boksierit: Gjithçka po shkon sipas planifikimit

6 Nëntor 2026
9:47
Telesport
back button

Stafi i Tyson Fury ka hedhur poshtë pretendimet se boksieri i tyre është i dëmtuar, në prag të përballjes së shumëpritur me Anthony Joshua muajin e ardhshëm. Pas vitesh diskutimesh e negociatash, Fury dhe Joshua më në fund do të përballen me njëri-tjetrin më 11 dhjetor në Cardiff, për titullin WBA (Super) në peshën e rëndë.

Megjithatë, ish-boksieri britanik i peshave të rënda, Frank Bruno, ka ngritur dyshime rreth kësaj sfidë, duke lënë të kuptohet se Fury mund të jetë i dëmtuar.

“E pashë para pak ditësh dhe dikush në palestër më tha se ai mund të ketë ndonjë dëmtim, gjë që ndoshta do ta pengojë të hyjë në ring kundër Anthony Joshua. Nuk është aspak e këndshme të kesh një gjë të tillë në mendje,” u shpreh Bruno.

Stafi i Fury i ka mohuar këto pretendime për ‘Sky Sports News’, ndaj përballja Fury-Joshua pritet të zhvillohet sipas planit. Dueli pritet të fillojë rreth orës 01:00 të mëngjesit të së shtunës, më 12 dhjetor, ndërsa stadiumi ‘Principality’ do të qëndrojë i hapur deri në orën 03:30.

Javën e kaluar, Fury deklaroi se synon të vazhdojë karrierën në boks edhe pas kësaj përballjeje të madhe në dhjetor, ndonëse në moshën 38-vjeçare ai ndodhet në një fazë të avancuar të karrierës së tij.

“Do të vazhdoj. Më kanë mbetur edhe dy ndeshje në kontratë. Do ta përmbush kontratën dhe më pas, ndoshta, do të nënshkruaj një marrëveshje të re për 10 ndeshje të tjera. Kush e di?” tha ai në një prononcim nga kampi i tij stërvitor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit