Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, ku tetë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas disa sulmeve me armë zjarri në provincën Afyonkarahisar.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar ndalonte automjete rastësisht në rrugë dhe qëllonte me armë ndaj personave që ndodheshin brenda tyre. Mes viktimave raportohet se janë edhe dy mësuese.
Ngjarja u zbulua pasi forcat e sigurisë gjetën trupat e pesë personave brenda dy automjeteve në zonat rurale të Ayazini dhe Kıyır.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autori, pasi u largua nga vendet e para të sulmeve, vijoi lëvizjen drejt një zone tjetër, ku qëlloi për vdekje edhe dy persona të tjerë me armë gjahu.
Prefektura e Afyonkarahisarit konfirmoi zyrtarisht bilancin tragjik prej tetë viktimash dhe një të plagosuri rëndë.
Pas një operacioni të gjerë autori i dyshuar u arrestua. Ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e viktimave.
Automjetet e përfshira në sulme janë larguar me vinça pasi ekspertët kriminalistikë përfunduan mbledhjen e provave në vendngjarje.
