Aksident i rëndë në Francë! Autobusi shkollor del nga rruga dhe përplaset me një pemë, dyshohet për viktima

6 Nëntor 2026 | 10:02

Një autobus shkollor është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor mëngjesin e së premtes, në lindje të Francës. Autoritetet lokale dhe ministri i Arsimit, Edouard Geffray, kanë folur për viktima.

“Autobusi doli nga rruga dhe u përplas me një pemë brenda një kanali”, deklaroi për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP) kryetari i bashkisë së komunës së Linit, Yves ChrEtien. Ai bëri të ditur se dy persona pësuan arrest kardiak, ndërsa raportoi edhe për shumë të plagosur.

Aksidenti ndodhi rreth orës 07:00, në rrugën rajonale D22, sipas kryetarit të bashkisë. Ai sqaroi se në vendngjarje kanë mbërritur dy helikopterë dhe është aktivizuar plani bashkiak i emergjencës, ndërsa një komunë fqinje ka marrë përsipër pritjen dhe akomodimin e familjarëve të personave të përfshirë në aksident.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkon në 7 numri i viktimave nga orteku në Himalaje, vijojnë kërkimet për një person të zhdukur

Numri i të vdekurve nga një ortek në shtetin verior Uttarakhand të Indisë u rrit në shtatë të premten, pasi ekipet e shpëtimit nxorën një...
12:52 | 06/11/2026

Vala e alarmeve me bombë vijon në Evropë, devijohet avioni Pragë-Romë, nën vëzhgim fluturimi drejt Lisbonës

Kërcënime të reja për bomba në fluturimet evropiane shkaktuan alarm tek autoritetet të premten, duke çuar në devijimin e një avioni që operonte në linjën...
12:12 | 06/11/2026

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Policia daneze tha të premten se po heton kërcënimet e drejtuara ndaj trafikut ajror në aeroportin e Kopenhagenit, por tha se vlerësimi i tyre i...
12:02 | 06/11/2026