Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur aksionin për shembjen e 9 objekteve që preken nga zbatimi i projektit infrastrukturor “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë Thanë (Faza VI)”.
Ndërhyrja në terren po kryhet në mbështetje të kërkesës së Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Objektet që po prishën janë të përmasave 1 dhe 2-katëshe, me funksione të ndryshme përdorimi, përfshirë ambiente shërbimi dhe ndërtesa banimi.
Prishja e këtyre godinave i hap rrugë vazhdimit të punimeve ndërtimore pa pengesa administrative apo fizike, me qëllim përshpejtimin e realizimit të investimit publik në këtë aks të rëndësishëm rrugor.












