Bota

“Është fyerje për vendin tim…”/Refuzoi të vendoste ananas në picë, pushohet nga puna shefi italian i kuzhinës!

Një shef italian kuzhine në Brisbane të Australisë është pushuar nga puna pasi refuzoi të përgatiste pica me proshutë dhe ananas, duke argumentuar se vendosja e këtij fruti në picë përbën një fyerje për kulturën italiane. Bëhet fjalë për Davide Tamburellën, i cili punonte në restorantin La Costa, tashmë i mbyllur. Ai u pushua nga puna në muajin maj, rreth dy javë pas një takimi me drejtuesit e restorantit, ku ishin diskutuar disa ankesa lidhur me sjelljen e tij në ambientet e punës.

Një prej çështjeve ishte pikërisht refuzimi i tij për të përgatitur pica me proshutë dhe ananas për klientët gjatë një aktiviteti. Në atë kohë, Tamburella kishte deklaruar se udhëzimet e menaxhmentit nuk duhej të zbatoheshin nëse ato ishin fyese për kulturën e tij. Rasti doli në dritë pasi shefi i kuzhinës iu drejtua Komisionit të Punës së Drejtë të Australisë, duke pretenduar se ishte pushuar padrejtësisht nga puna.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.