Kina lëshon me sukses në orbitë tre satelitë të rinj të teledeteksionit Yaogan-51

6 Nëntor 2026 | 10:20

Kina ka lëshuar me sukses në orbitë tre satelitë të teledeteksionit të serisë Yaogan-51, tha Korporata Kineze e Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore (CASC).

Sipas një postimi në rrjetet sociale, një raketë Changzheng 2C që mbante satelitët u ngrit nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Xichang në orën 23:58 sipas kohës së Pekinit të enjten. Raketa vendosi në orbitë satelitët Yaogan-51 07, 08 dhe 09. Ato janë projektuar kryesisht për të kryer eksperimente shkencore dhe studime të mjedisit elektromagnetik.

Kjo ishte lëshimi i 675-të i një rakete bartëse Changzheng. Changzheng 2C ose Long March 2C,  është një mjet lëshimi i lehtë me dy faza, me lëndë shtytëse të lëngshme, i përdorshëm për ngritje. Është 42 metra i lartë dhe 3.35 metra në diametër, ka një masë ngritëse prej rreth 230 tonësh metrikë dhe mund të mbajë një ngarkesë deri në 3.85 ton.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FBI: Koreja e Veriut përgjegjëse për vjedhjen e më shumë se gjashtë miliardë dollarëve nga Binance

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) njoftoi se hakerat nga Koreja e Veriut ishin pas vjedhjes së më shumë se gjashtë miliardë dollarëve në kriptovaluta nga...
10:04 | 06/11/2026

Aksident i rëndë në Francë! Autobusi shkollor del nga rruga dhe përplaset me një pemë, dyshohet për viktima

Një autobus shkollor është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor mëngjesin e së premtes, në lindje të Francës. Autoritetet lokale dhe ministri i Arsimit,...
10:02 | 06/11/2026

UNHCR: Gati 90 milionë persona të zhvendosur në botë përballen me rreziqe ekstreme klimatike

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka paralajmëruar se gati 90 milionë njerëz të zhvendosur me forcë në mbarë botën po përballen me...
09:55 | 06/11/2026